Lajme

Borrell dhe Blinken: Koha e duhur që Kosova e Serbia të bëjnë hapa përpara

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 17 March 2023

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kanë thënë është “koha e duhur që Kosova dhe Serbia të bëjnë hapa të rëndësishëm përpara në interes të integrimit të të dyja vendeve në Bashkimi Evropian”.

“Të dy ranë dakord se ky ishte momenti i duhur për të bërë hapa të rëndësishëm përpara në interes të integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE”, thuhet në komunikatën e BE-së pas bisedës telefonike që kishin Borrell me Blinken.

Kjo deklaratë erdhi një ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera