Lajme

Borelli u vonua në takim – i tregon Kurtit që i mban dy ora dore, Vuçiq i refuzon kiflet e BE’së

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 21 November 2022

Para se të hyjnë në një takim të përbashkët, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, janë takuar ndaras me Borrellin dhe me Lajcakun, raporton Gazeta Express. Dhe, më poshtë shihet disponimi i të dy liderëve para se të dilnin përballë njëri-tjetrit.

Ka nisur takimi mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku pritet të diskutohet për situatën e krijuar në veri, pas zbatimit të vendimit për konvertimin e targave ilegale të lëshuara nga Serbia, për rajone të Kosovës.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell i ka treguar Kurtit se i mban dy ora. Kjo e relaksoi Kryeministrin, që bashkë me Emisarin Special për dialog, Miroslav Lajcak, po qeshnin kur 75-vjeçari, po i nxirrte orat nga xhepat e sakos.

-Advertisement-

Pas storjes me ora, Kurti e Borrell realizojnë fotografitë e përbashkëta.

Borrell “i fiksuar” me orën, vazhdon këtë bisedë edhe kur ata ulën dhe në dhomë janë akoma prezentë kamerat.

“Mendoja të të thirrja ty nga Uzbekistani, ishte ora 5:00…”, i thotë kryediplomati evropian Kurtit.

BE-ja ka publikuar edhe pamjet e pritjes së presidentit serb, Aleksandër Vuciqit.

Përshëndetjet u kanë shkuar pa shumë muhabet, me Vuciqin që mbante fytyrën e ngrysur.

Pasi ulën në tavolinë, presidentit serb i ofrohen disa kroasantë, por nuk pranon të marrë asnjë nga ta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera