Lajme

Borell pas takimit me Kurtin: KFOR-i nuk mund të kryejë punën e policisë së Kosovës në veri

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 21 November 2022

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se në rast të tensionimit të situatës në veri, policia e Kosovës nuk është e mjaftueshme për të ruajtur sigurinë.

E po ashtu ai ka thënë se KFOR-i nuk mund të kryejë punën e policisë së Kosovës, për shkak se për këtë nuk ka mandat dhe as kapacitete.

“Policia e Kosovës është duke u kujdesur për sigurinë në vend, por fatkeqësisht nuk është e mjaftueshme. Dhe kjo nuk është gjë e mirë për sigurinë në vend. Aktualisht një situatë shumë fragjile. Po ne kemi një mision atje kemi misionin e EULEX-it, por natyrisht edhe forcat e KFOR janë prezentë por ato nuk mund të marrin përsipër rolin e policisë së Kosovës, nuk është në mandatin e tyre dhe as në kapacitetet e tyre”, ka thënë Borrell pas takimit 8 orësh me dy liderët.

-Advertisement-

Ai madje i ka dërguar një mesazh Kurtit duke thënë se rendi dhe ligji nuk duhet të shërbejë si pretekst për tensione në mes të shteteve.

“Rendi dhe ligji nuk duhet të shërbejë si pretekst për tensione dhe eskalime. Por duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare të arritura vite me parë në dialog, të ndërmjetësuar nga ne. BE-ja dhe anëtarët e saj kanë bërë vazhdimisht thirrje të mos ketë eskalim të situatës dhe ky takim sot ishte për përgjegjësinë e liderëve që urgjentisht të de-përshkallzojnë situatën dhe të arrijnë stabilitet në rajon më e rëndësishmja të preventohen pasojat e rënda të mundshme dhe kriza në rajon”, ka shtuar Borrell.

Derisa ai është shprehur i zhgënjyer që edhe pas 8 orësh nuk u arrit një marrëveshje për targat, duke thënë se ishte kryeministri Kurti ai që nuk pranoj propozimin e BE-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera