Lajme

Borell e Vuçiq nuk mund të ndalin të qeshurat para nisjes së takimit (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 27 February 2023

Ka nisur tashmë edhe takimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e lartë të BE-së për dialogun.

Ky takim nisi pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Infokus.

Nga nisja e këtij takimi janë publikuar edhe pamje ku vërehet se Borell dhe Vuçiq nuk mund të ndalin të qeshurat. Mirëpo kjo pjesë e pamjeve ka qenë pa zë dhe nuk dihet se cila ishte arsyeja e këtyre të qeshurave.

-Advertisement-

Kujtojmë se në orën 17:15 pritet të nisë takimi i përbashkët pas takimeve të ndara./Gazeta Infokus/

Pamjet mund ti gjeni në videon më poshtë: Sekonda 00:21

VIDEO

“Sot do të ketë marrëveshje”: Me nënshkrimin e Asociacionit, Albin Kurti e nënshkruan kapitullimin e tij si lider

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera