Bordi i ZRRE-së është jo-funksional
Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 25 May 2017
Konsorciuimi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të vazhdojë me procesin e propozimit të anëtarëve në bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), pasi sipas tyre asnjë rrethanë politike nuk duhet të ndalë konkursin publik për propozimin e anëtarëve të bordit të ZRRE-së.
KOSID nëpërmejt një komuniktë për media ka inkurajojmë Qeverinë përkatësisht Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) që të respektojë obligimin ligjor që del nga Ligi për Rregullatorin e Energjisë dhe Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe Ambasadës Britanike dhe të propozojë emrat në bazë të konkursit publik tashmë të përfunduar.
“Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), momentalisht është me bord jofunksional. Kjo për shkak se kryesuesit të bordit, Krenar Bujupit, i ka përfunduar mandati më 15 maj 2017 dhe në anën tjetër, bordit i mungojnë edhe dy anëtarë të tjerë. Njërit i kishte skaduar mandati në shtator të vitit 2016 ndërsa tjetri kishte dhënë dorëheqje në tetor 2016. ZRRE-së i duhet kuroumi prej 3 anëtarëve për të marrë vendime. Aktualisht, janë vetëm dy anëtarë në këtë bord, çka e bën këtë bord jo funksional! Konkursi për plotësimin e dy pozitave për anëtar bordi është hapur me 14 mars 2017! Pra konkursi ishte hapur pesë, përkatësisht gjashtë muaj pasi ishin liruar pozitat”, thuhet në komunikatë.Sipas Ligjit: “Brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh para kalimit të mandatit të anëtarit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji apo pas shpalljes së vendit të lirë për arsye të tjera, Ministria përkatëse për sektorin e energjisë (në tekstin e mëtejmë Ministria) bën shpalljen publike, brenda një periudhe jo më të shkurtër se afati i përcaktuar me ligj. Ministria e udhëheq procedurën për emërimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit me rastin e shpalljes së konkursit publik. Në konkurs theksohen kriteret për zgjedhjen e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit, afati për konkurrim dhe dokumentet e nevojshme për konkurrim. Qeveria, pas pranimit të dosjes së aplikantëve, ia dërgon Kuvendit së paku dy (2) kandidatë për një pozitë të lirë.”
Megjithatë, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit politike në vend, është akoma e pasigurtë se si do të vijojë procesi i përzgjedhjes se kandidatëve të rinjë në mënyrë që të hapet rruga e zgjedhjes së kryesuesit të bordit.“Për këtë arsye, i bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të procedojnë me përzgjedhjen e kandidatëve ashtu siç ishte paraparë. Duhet potencuar se nuk ka kornizë ligjore që e ndalon qeverinë në largim për t’i vazhduar këto procese meqë stafi që merret me këto intervistime të kandidatëve dhe procedura të tjera; është staf civil dhe jo politik.
Për më tepër, kjo Qeveri kishte nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ambasadën Britanike për asistencë teknike në procesin e rekrutimit në pozita të larta përfshirë emërimin e bordit të ZRRE-së. Ky bashkëpunim ofron disa standarde minimale të transparencës dhe meritokracisë në këtë proces dhe për këtë insistojmë që i njëjti të vazhdojë pa ndërprerje të paarsyeshme. Kërkesën tonë e arsyetojmë për shkak të shqetësimit për mundësinë e pezullimit të punës së ZRRE-së si rregullator në sektorin e energjisë. Vonimi i procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të ZRRE-së do të çojë në zvarritjen e mëtutjeshme të çështjeve, për të cilat ZRRE është kompetente. Andaj, i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të vazhdojnë me procedurat e nisura për zgjedhjen e këtyre anëtarëve që me rast të formimit të Qeverisë së re, votimi për këta kandidatë të kalojë menjëherë në Kuvend dhe të mos ketë nevojë për stërzgjatje të këtij procesi”, thuhet në komunikatë.
Të tjera
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...
-
Policit hetues Idriz Gashi i vazhdohet suspendimi
Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimi...
-
Dy tërmete brenda pak minutave godasin Greqinë
Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave ...
-
Parashikimi i motit për fundjave
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra, i njëjti fat na pret edhe nga Britania
Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja ...
-
Presidenca jep tender për motor të ri të veturës Toyota
Presidenca ka dhënë një tender për furnizim dhe montim të motorit për automje...
-
Këṛcënohet kryeministri Albin Kurti, arrestohet një qytetar serb në veri
Burime brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë konfirmuar se një qytet...
-
Bajrami: Kurti propagandoi për humbjet e ndërmarrjeve publike – Mos ik, eja në debat, i kapim shkumsat e shohim a je në fitim a në humbje
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin ...
-
Hashani: Gripi që po qarkullon në Kosovë është më i vështirë se të tjerët
Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e num...
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...