Lajme

Bordi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës vizitoi kompaninë ELKOS Group, pas incidentit me zjarr

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 25 March 2023

Në takimin e përbashkët të zhvilluar sot në Pejë, bordi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK), së bashku me drejtoreshën ekzekutive, u informuan nga pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi lidhur me situatën e krijuar pas ngjarjes së rëndë, kur zjarri dogji njërin nga objektet e kësaj kompanie në Pejë.

Sipas një njoftimi të DhTIK-së, pavarësisht se dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri në Elkos Center janë shumë të mëdha, pronari i kompanisë, Ramiz Kelmendi, shprehet falënderues që fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz, përveç lëndimeve të lehta gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit.

“Përfaqësuesit e DHTIK vizituan objektin e djegur dhe vlerësuan evakuimin efikas, që siguroi të mos ketë viktima në njerëz. Po ashtu, Kelmendi u shpreh se pavarësisht dëmeve materiale të vlerësuara deri në dhjetëra miliona euro, ai theksoi se puna e Elkos Group do të vazhdojë normalisht”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera