Bora e prillit, jo diçka e pazakontë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
14:01 | 04 April 2023
Të reshurat e borës që nisën në Kosovë që nga mbrëmja e së hënës dhe vazhduan edhe gjatë ditës së sotme mund të ju kenë zënë të papërgatitur, madje edhe mund të ju ketë çuditur.
Por Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se kjo dukuri nuk është diçka e pazakontë, sidomos këtyre viteve të fundit.
Aliu tha se kjo nuk është hera e parë që vendi përballet me një mot të tillë në këtë muaj pranvere.
“IHMK mban shënime të arkivuara në databazë dhe ka pasur raste, sidomos viteve të fundit, kur në muajin prill kemi pasur reshje bore dhe temperatura edhe më të ulëta se këto që do të jenë gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka thënë Aliu.
Meteorologu theksoi se freskia e verës nuk përcaktohet nga temperaturat e regjistruara në vend kohëve të fundit, por nga aktivitetet e cikloneve e anticikloneve.
“Nuk do të thotë se do të ketë verë të freskët si pasojë e këtyre temperaturave të larta që u regjistruan në këtë tremujorin e parë të këtij viti 2023, sepse vera në Evropë diktohet ose varet nga aktivitetet e Ciklonit të Islandës, Anticiklonit të Siberisë, Anticiklonit të Azoreve dhe masave të nxehta që rrugëtojnë nga Afrika Veriore drejt kontinentit Evropian”, ka thënë Aliu.
Aliu konfirmoi se ky mot dimëror në mes të pranverës vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike.
“Ndryshime klimatike kemi, sigurisht se kemi, sepse vetë zhvendosja apo spostimi i këtyre dy elementeve meteorologjike, reshjeve dhe temperaturës, nënkupton se kemi ndryshime klimatike. Prej vitit 1961 deri më tani, kemi rritje të temperaturës në nivel global për 1.2 deri 1.3 gradë celsius”, ka shtuar Aliu, për Klankosova.tv.
Ai tha se ky mot me temperatura të ulëta parashihet të zgjasë deri të enjten, pastaj tabloja termike, sipas tij, do të shënojë rritje graduale. Ndërkaq, theksoi se rënia e borës në këtë kohë është e dëmshme për pemët që kanë lulëzuar.
“Rënia e borës sjell dëme te pemët të cilat kanë lulëzuar, duke ndikuar në rendiment, pastaj ka efekt negativ mekanik, sepse u krijon peshë trupit të pemës dhe i thyen ato, kështu që pemëtarët e dinë se si duhet t’i shpëtojnë pemët në këto raste”.

Të tjera
-
Zjarr i madh në kalanë e Elbasanit, rrezikohen banesat afër saj
Është përfshirë nga zjarri një objekt i vjetër i pabanuar në kalanë e Elbasan...
-
Aksident me vdekj*e në Pogradec
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Pogra...
-
Tragjedia në Koçan, ish-ministri shqiptar merret në pyetje nga policia
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është ftuar të intervistohet në ...
-
U shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det – peshkatari peruan tregon si mbijetoi
Një peshkatar peruan i cili i mbijetoi pas 95 ditëve i humbur në det në Oqean...
-
Pamje kur të lënduarit nga zjarri në klubin e natës në RMV dërgohen me aeroplan drejt Turqisë
Të lënduarit nga tragjedia në një disotekë të Maqedonië së Veriut po dërgohen...
-
Kurti uron Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Shqiptare
Për zgjedhjen e Joan Palushit, kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale...
-
Ndizen qirinj në Shtip, për 59 viktimat e tragjedisë në Koçan
Shumë qytetarë janë mbledhur në qendërn e Shtipit, duke bërë kështu homazhe p...
-
Tentuan të vidhnin në një market, pesë të arrestuar në Fushë Kosovë
Policia në Fushë Kosovë ka identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar...
-
47 persona me lëndime të rënda dërgohen për shërim jashtë shtetit
Rreth 115 pacientë, të lënduar nga tragjedia në Koçan po trajtohen nëpër klin...
-
Hotelet e Shkupit ofrojnë akomodim falas për familjarët e personave të lënduar nga zjarri në Koçan
Akomodimi falas për familjarët e të lënduarve dhe të vdekurve në zjarrin në d...
-
Emisari i ri për dialogun Kosovë -Serbi realizon vizitën e parë në Prishtinë, nesër në mëngjes e takon Osmanin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do të ketë takim me Peter Soren...
-
Emisari amerikan i quan pozitive bisedat me presidentin rus, paralajmëron telefonatë Trump-Putin këtë javë
Steve Witkoff, I dërguari për Ukraiën i presidentit amerikan Donald Trump, k...