Lajme

Bora e parë e kthen në rrjetet sociale postimin e famshëm të Hashim Thaçit për borën dhe skllotën

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 25 November 2023

Një postim i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i bërë në janarin e vitit 2019 është rikthyer në vëmendje pas borës që ka rënë gjatë orëve të para të mëngjesit në vend.

Thaçi atë kohë pati shkruar se “Bora ka filluar të shkrihet, uroj të mos bëhet sklloktë” që supozohej se ishte ironi për ndryshimin e qëndrimit të Ramush Haradinajt sa i përket taksës 100 % që e kishte vendosur atë kohë si kryeministër i vendit.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt…Uroj të mos bëhet skllotë! HTH”, kishte shkruar Thaçi para 4 vitesh. Ky postim është rikthyer në vëmendje sot në rrjete sociale. Disa i janë rikthyer atij postimi të Thaçit dhe kanë komentuar.

-Advertisement-

Hashim Thaçi, ish-president dhe ish-kryeministër që nga viti 2020 gjendet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera