Rozë

Bora dhe Donaldi prezantojnë filmin e historisë së tyre

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 19 August 2023

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë punuar prej një viti për një projekt të ri dhe bëhet fjalë për një film. Çifti ka prezantuar sot filmin e tyre “5 herë jo”, përmes një videoje ku tregojnë detaje.

Filmi është një komedi romantike që mesa duket flet për historinë e tyre të dashurisë.

“5 herë jo” do të dalë në kinema këtë dhjetor.

-Advertisement-

Nëpërmejt postimeve në “Instagram”, ata kanë folur për projektin e tyre të ri që do të titullohet “5 herë jo”, ku shprehen që do të ndajnë emocione.

“Ej,Miq!??

Një ngjarje e bukur për ne nis tani.
Një rrugëtim i ri, plot aventura, intriga dhe emocione të forta.

Më në fund po ndajmë me ju projektin e ëndërruar për të cilin kemi punuar prej kohësh.

Teksa jemi në pragun e chak-ut të filmit tonë të parë, një komedi romantike e titulluar – “5 herë jo”, duam t’ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj ëndrre! Me miq gjërat e bukura bëhen realitet… le të ndajmë emocionet e të qeshim nga thellësia e shpirtit.

Në këtë projekt tonin, jemi mirënjohës për skuadrën fantastike, mbështetëse dhe krijuese me të cilën po punojmë.

Me një staf aktorësh nga më të dashurit për ju, që humorin e kanë në gen, do të sjellim një film-komedi me situata dhe të qeshura pafund.

Ndiqni @5herejo për t’u bërë pjesë e kësaj ëndrre, e këtij rrugëtimi të bukur artistik! Ti dhe ju bëhemi Ne!?”- kanë shkruar ata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera