Lajme

Bora bllokon kamionët në Shkabaj të Obiliqit

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 10 January 2022

Reshjet e borës të cilat kanë rënë gjatë gjithë ditës së hënë kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Kësisoj në fshatin Shkabaj të komunës së Obiliqit nga rruga jo e pastruar janë bllokuar disa kamionë.

Gazeta inFokus ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe njësitet e policisë së Kosovës, të cilën po kujdesen për situatën e krijuar nga këta kamionë.

-Advertisement-

Ministria e Infrastrukturës gjatë ditës ka raportuar se të gjitha rrugët e vendit janë të kalueshme.

Por nga këto pamje shihet se momentalisht kjo rrugë shumë e qarkullueshme është bllokuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera