Bonucci zbulon sherrin e madh me Allegrin: Më tha budalla, e përplasa pas derës së dhomës së zhveshjes…
Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 11 December 2024
Ish-mbrojtësi Leonardo Bonucci, tashmë ndihmës trajner, ka dhënë një intervistë për “Prime Video”, ku ka rrëfyer disa episode të bujshme nga karriera e tij te Juventusi.
Një nga momentet më të diskutuara ishte përplasja me trajnerin Massimiliano Allegri dhe vendimi për ta ulur në tribunë gjatë ndeshjes kundër Portos në Champions League. Kjo ishte masë ndëshkuese e trajnerit për të.
“Para asaj ndeshjeje, në një tjetër, Marchisio nuk po e përballonte dot ritmin pas një ore lojë. I thashë të kërkonte zëvendësim, por ai nuk donte. I bëj shenjë Allegrit që të heqë numrin 8 (Marchision), por pas 5 minutash ai zëvendësoi Sturaron me Rincon. Unë i bëra disa gjeste, ndërsa Allegri më dërgoi në të sëmës… Më tha të mendoja për të luajtur dhe më quajti bo*e (budalla). Ka filmime për këtë moment.
Pas ndeshjes, Landucci (asistenti i Allegrit) u përpoq të më ndalonte, por unë e shtyva pas derës së dhomës së zhveshjes. U përplasëm derisa na ndanë. Më pas i thashë që nuk e kishte kuptuar çfarë po përpiqesha të thoja. Ai u zemërua përsëri, më nxorën jashtë dhe aty mbaroi gjithçka. Allegri më donte jashtë ekipit, por ishte drejtoria që ndërmjetësoi situatën.
Humba ndeshjen kundër Portos, por u riktheva në formacion. Gjithsesi, diçka ishte thyer. Gjatë ndërmjetësimit, më thanë që isha i rëndësishëm dhe se Allegri kishte kontratë në skadim. Në fakt, pak para finales së Cardiff-it ia rinovuan kontratën. E drejtë, për hir të Zotit, por më pas dolën thashethemet se kisha krijuar përçarje në dhomën e zhveshjes gjatë finales. E thirra drejtorin dhe e pyeta nëse duheshin mohuar këto thashetheme, por më tha që klubi nuk do reagonte”.
Bonucci, gjithashtu u shpreh për deklaratat e ish-shokut të skuadrës, Wojciech Szczesny, i cili kishte thënë se ai dhe De Ligt vinin kufjet në vesh sa herë që Bonucci fliste në dhomën e zhveshjes: “Jam ndjerë keq nga ajo deklaratë. Unë flisja për të mirën e ekipit.
Kur e bëja këtë, ai nuk ishte aty, ishte mbyllur në banjë dhe s’po ju tregoj për çfarë, por edhe ai ka folur për këtë. Përdori edhe De Ligt, por me të kisha marrëdhënie shumë të mirë. Mendoj që Szczesny ishte në një periudhë tranzicioni, ndoshta i hutuar. Sidoqoftë, jam i habitur nga ajo marrëzi që tha”.
Të tjera
-
Dakaj: Albin Kurti e ka kap bajrakun thu ti që ky dhe të tjerët prapa tij e kanë bërë luftën në këtë vend
Ka një javë që në Kosovë ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore. Përgjatë k...
-
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se pas 26 vitesh janë gjetur es...
-
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialog
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur. ...
-
Në Capitol Hill bëhen përgatitjet e fundit për inaugurimin e Donald Trump si President i SHBA-së
Të hënën, më 20 janar, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Ameri...
-
Agon Maliqi: 500 mijë vota janë të pamundura, 2021-ta ishte një rast i rrallë që nuk përsëritet
Analisti politik dhe aktivisti i shoqërisë civile, Agon Maliqi, e ka konsider...
-
100 vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Loiseau: Numërimi i fletëvotimeve me praninë e kamerave edhe në qendra komunale
Misioni i BE-së në Kosovë për herë të shtatë do të vëzhdoj zgjedhjet në Kosov...
-
Paqja do i rikthejë familjen, shqiptaro-palestinezi: Më ka marrë malli për përqafimin e nënës
Ahmed Jaber nga nëna është shqiptar, ndërsa nga babai palestinez. Që prej ...
-
Shahin Dervishaj: Kur dëgjon nga afër hallet e qytetarëve, e sheh rëndësinë e angazhimit të vërtetë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj, po vazhdon taki...
-
PDK me tubim të madh në Podujevë, Hamza: Zgjedhjet e 9 shkurtit moment vendimtar për të ardhmen
Kandidati i PDK-së pët Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Shkëlqim Devolli takon shefin në ardhje të CIA-s, John Ratcliffe, flasin për zhvillimet në Kosovë
Sipërmarrësi kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili po qëndron në Washington DC pë...
-
Presidentja Osmani ka ftesë mirëpo nuk shkon në inaugurimin e Donald Trump
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë ...
-
Besnik Tahiri: Me AAK-në rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurt
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë s...