Bonucci: Kam qenë tre herë pranë Man. City-t, ja pse ka dështuar kalimi
Autori: Gazeta inFokus
14:28 | 29 September 2021
Leonardo Bonucci po luan sezonin e tij të 11 me fanellën e Juventusit, ku u transferua në verën e 2010-ës dhe është larguar për vetëm një vit në periudhën 2017-2018, për të provuar një aventurë të pasuksesshme me Milanin.
Mbrojtësi italian ndihet pjesë e historisë së klubit torinez, por në një intervistë ka zbuluar se ka pasur ëndërr të punojë me Pep Guardiolën dhe se në dy momente ka qenë shumë pranë transferimit te Manchester City.
“Kam adhuruar shumë futbollin e Pep Guardiolës dhe doja të luaj për të. Në 2016-ën folëm për gjithçka dhe isha shumë pranë transferimit, por në fund ndërhyri Juventusi dhe vendosi të mos më shesë”, zbuloi mbrojtësi italian.
Megjithatë tentativat e Manchester City-t për të transferuar Bonuccin nuk janë ndalur me kaq, pasi klubi anglez provoi edhe dy herë të tjera të blejë kartonin e italianit, por në të dy rastet pa rezultat.
“Provuan të më marrin në verën e 2017-ës, por u kujtuan shumë vonë dhe atëherë i kisha dhënë fjalën Milanit. Verën e kaluar fola sërish me Pep, që këmbënguli të më marrë te Man. City, por doja të rifitoja terrenin e humbur te Juventusi dhe vendosa ta refuzoj”, rrëfen mbrojtësi 34-vjeçar, që këtë verë u shpall Kampion Europe me Italinë.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...































