Sport

Bonucci ‘injoron’ Messin dhe Ronaldon kur tregon kush ishte kundërshtari i tij më i vështirë

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 08 October 2024

Leonardo Bonucci ka emëruar kundërshtarët më të vështirë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij.

Bonucci është një prej mbrojtësve më të mirë të gjeneratës së tij, teksa italiani ka luajtur për Milanin, Juventusin dhe Interin gjatë karrierës së tij.

37-vjeçari njoftoi pensionimin e tij në fund të sezonit të kaluar, pas një aventure të shkurtër në Turqi tek Fenerbahce.

-Advertisement-

Me triumfin në Euro 2020 dhe rrugëtimin drejt një finaleje të Ligës së Kampionëve, Bonucci është përballur padyshim me disa prej sulmuesve më të mirë në botë.

Sidoqoftë, italiani ka bërë një zgjedhje shokuese kur ka treguar se kush ishte kundërshtari i tij më i vështirë.

Në një intervistë për Sky Calcio Club, Bonucci zbuloi se Duvan Zapata ishte një ‘makth’ për të luajtur ndaj tij kur ishte në formën më të mirë.

“Makthi im, i cili nuk më linte të flija natën, ishte Zapata. Zot, para ndeshjeve ndaj Atalantas, unë nuk mund të flija gjatë natës. Fuqia e tij dhe fiziku e kanë bërë atë makthin tim”, ka thënë Zapata.

“Më pas, unë isha mjaftueshëm me fat për të luajtur ndaj shumë kampioënve. Drogba, Ronaldo, Messi, Torres dhe i kam harruar të tjerët, por ishte shumë e mirë”, përfundoi ai.

Zapata ka mbetur ende në Serie A, por ai është rikthyer tek Torino në një marrëveshje të përhershme pasi kishte luajtur sezonin e kaluar në formë huazimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera