Sport

‘Bombë’ në Spanjë, Barcelona kërkon Sergio Ramosin?

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 13 March 2021

Skuadra e Barcelonës po vazhdon të ketë telashe të mëdha në repartin e mbrojtjës, shkruan Gazeta inFokus.

Katalunasit u eliminuan nga Liga e Kampionëve të mërkurën, pasi u mposhtën nga Paris Saint German.

Sipas mediave spanjolle Barca po mendon transferimin e Ramos, dhe jo përkrahet nga ish futbollisti i Barcelonës, Rivaldo.

-Advertisement-

“Sigurisht, Sergio Ramos do të ishte një nënshkrim i mirë për Barcelonën.

“Do të ishte transferim historik dhe do të ishte i diskutueshëm për shkak të historisë së Sergio Ramos me Real Madrid”, është shprehur 48 vjeçari.

Kujtojmë që Ramos kishte deklaruar se nuk do të djersiste asnjëherë fanellën katalunase.

“Unë kurrë nuk do të luaja për Barcelonën, as për 50 milion € (43 milion £) as për 70 milion € (60 milion) në vit.

“Ka disa gjëra që paratë nuk mund t’i blejnë. Është e pamundur”, ka thënë Ramos, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera