“Bombat” në shkollat e Shkupit: Kërcënimet vijnë nga jashtë vendit

Autori: Gazeta inFokus
14:44 | 17 November 2022
Policia në Maqedoninë e Veriut po vazhdon hetimet për të zbuluar kush qëndron pas denoncimeve të rreme për bomba në shkollat e mesme të Shkupit. Për të kontrolluar origjinën e kërcënimeve veprojnë edhe policët dhe inspektorët e Departamentit për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale. Sipas njohurive të deritashme të policisë, email-et me kërcënime vijnë nga Zvicra dhe Kroacia, por ende nuk është zbuluar dërguesi.
Për këtë operacion, MPB-ja atje ka kërkuar ndihmë edhe nga Interpoli dhe Europoli përmes Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar. Policia kishte ndaluar dy persona për të cilët u konstatua se të dhënat dhe adresat e tyre ishin keqpërdorur, më pas ishin liruar. Denoncimi i parë për bombë ishte më 26 tetor, shkruan Klan Macedonia.
Ndërkohë kanë vazhduar alarmet e rreme për bomba. Dje, për të tetën herë MPB-ja regjistroi një alarm të këtillë në shtatë shkolla të mesme të Shkupit. Sic njoftohet, kërcënuesi ka kërkuar 15.000 euro, në të kundërtën do të shpërthejë bombat, që nuk do të shkaktojnë dëme, por do të ketë shumë viktima – shkruhej në email-in e kërcënuesit. Gjatë kësaj nuk është përmendur si dhe kush do ta marrë pagesën.
Mësimi në shkolla tashmë ndërpritet për të tetën herë me radhë, kurse nga Ministria e Arsimit kanë kërkuar që shkollat të gjejnë mënyra për kompensimin e orëve të humbura.

Të tjera
-
“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sul*mua nga policët në Klinë
Driton Krasniqi, burri i cili është keqtrajtuar nga tre zyrtarë policorë në K...
-
Hasani: Mënyra e sjelljes së Kurtit ndaj partive të tjera është shantazh
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka drejtuar kritika të ash...
-
Situata me fla*kët në Shqipëri, 26 vatra zja*rri në 24 orë, neutralizohen të gjitha
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 26 vatra zjarri, të c...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Mëngjesi në ...
-
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka njoftuar se me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Po...
-
Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndër...
-
Dhu*na në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka theksuar se...
-
Mexhiti pret Albin Kurtin në Shkup: Biseduam për rrugën evropiane të RMV-së dhe Kosovës
Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka mirëpritur kryem...
-
Situatë apokaliptike nga zja*rret në Turqi, evakuohen mbi 50 mijë persona
Më shumë se 50,000 qytetarë janë detyruar të braktisin banesat e tyre si ...
-
“Kërkoj eshtrat e babit tim” – 12-vjeçarja nga Skenderaji nuk ndalet së qaruri, u këndon të pagjeturve të luftës
Me zërin që i dridhet nga dhimbja dhe lotët që nuk i ndalen, Leona Rexhepi nj...
-
Jehona Lushaku ia numëron dështimet Albin Kurtit: S’ia falim
Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në emisionin “DPT te Fidan...
-
Hamza prezanton kandidaturën e Arian Tahirit për Mitrovicën, e quan “kryetari i ardhshëm”
Bedri Hamza ka prezantuar Arian Tahirin si kandidat të PDK-së, për kryetar të...