Sport

‘Bombardon’ klubi i Malishevës, prezanton shtatë përforcime brenda natës

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 21 January 2021

Klubi i Malishevës është përforcuar më shtatë futbollistë për pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e Parë të Grupit A, shkruan Gazeta inFokus.

Malishevasit mbrëmjen e së enjtes kanë prezantuar shtatë lojtar në ambientet e stadiumit ‘Liman Gegaj’.

Arbios Thaçi, Viktor Kuka, Ardian Hoti, Armend Abazi, Bleon Sekiraqa, Endrit Asllanaj dhe Flamur Gashi janë përforcimet e Malishevës në afatin kalimtar të janarit.

-Advertisement-

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Arsim Thaqi, do ta nisë stinorin pranveror më të vetmin qëllim, inkuadrimin në Superligë për herë të parë në histori të klubit.

Malisheva e ka mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e dytë në grupin A të Ligës së Parë me 26 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini që kryeson.

Më poshtë keni fotografi të futbollistëve, të cilët në pranverë do ta bartin fanellën e Malishevës./Gazeta inFokus/

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, text that says 'GIVOVA GIVOVA 14'

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, text that says 'GIVOVA GVDA 20'

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, text that says 'GIVOVA GIVOVA 2'

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, telefon, text that says 'GIVOVA GIVOVA P ime'

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, playing a sport dhe jashtë

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera