Sport

‘Bombardon’ Juventusi, shpenzon 230 milionë në tregun e transferimeve

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 25 May 2018

Juventusi po bëhet gati për një revolucion këtë verë.

Skuadra kampione e Serie A, po mendon të shpenzojë deri në 230 milionë euro këtë verë në tregun e transferimeve.

Fitimi i titullit në Serie A dhe i Kupës së Italisë, nuk i kanë mjaftuar Juventusit, që sezonin tjetër do të kërkojë Ligën e Kampionëve.

-Advertisement-

Për të arritur këtë trofe, Juventus do të hap arkën për të shpenzuar 230 milionë euro.

Emre Can, Matteo Darmian, Mateo Kovacic, Jose Gimenez, Mattia Perin dhe Alvaro Morata janë lojtarët që ‘Zonja e Vjetër’ i sheh si objektiva për tu përforcuar që ta pushtojë sërish Evropën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera