Sport

“Bomba” nga Spanja, Perez 350 milionë euro për Neymar

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 09 March 2019

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ka një ide të çmendur: të transferojë në “Santiago Bernabeu” Neymar Juniorin dhe për t’ia arritur këtij qëllimi është gati të shpenzojë deri 350 milionë euro.

Duke qenë se Neymar nuk ka një klauzolë largimi në kontratën e tij me PSG, oferta e “Los Blancos” detyrimisht duhet të jetë më e madhe se shuma që klubi parizien shpenzoi për ta shkëputur brazilianin nga Barcelona.

Sipas katalanes “Sport”, Neymar është njoftuar për këtë “sulm” të ri të Perezit dhe po pret si ç’rrjedhë do të marrin ngjarjet.

-Advertisement-

Neymar, në bazë të ofertës së Realit, nëse realizohet transferimi, do të përfitojë 45 milionë euro neto në sezon, nga 36 milionë që merr aktualisht në kryeqytetin francez. Bëhet fjalë për një kontratë me kohëzgjatje 5-vjeçare me një klauzolë largimi rekord: plot 2 miliardë euro.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe dështimit të gjithanshëm të Realit, Perez tashmë është bindur plotësisht për të nisur një epokë të re “galaktike”, me blerjen e lojtarëve më të mirë ë qarkullim, të aftë për të rrëmbyer skenën e futbollit europian dhe për të marrë përgjegjësi. Po sipas “Sport”, Perez është fokusuar te Neymar, pasi ka kuptuar që Kylian Mbappe të paktën për moment, nuk ka ndërmend të largohet nga Parisi.

Një pikë e fortë për Realin në arritjen e mundshme të një marrëveshjeje është marrëdhënia e mirë mes presidentëve Perez dhe Al Khelaifit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera