Bomba e merkatos: Messi te Interi?
Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 25 July 2018
Marco Tronchetti Provera lëshon bombën e merkatos. Në një intervistë për të përditshmen torineze Tuttosport, administratori i përgjithshëm i Pirellit ( sponsorit të Interit mbi fanellë prej pothuajse 2 dekadash) dhe njëkohësisht tifoz i zjarrtë i klubit zikaltër, pyetjes së si mund t’i përgjigjet Interi, Juventusit që gjatë kësaj vere ka transferuar në Torino Cristiano Ronaldon i është përgjigjur shumë thjeshtë: “Duke blerë Lionel Messin”.
Një mision i pamundur në dukje por në futboll kurrë nuk thuhet kurrë sepse edhe kalimin i Ronaldos te bardhezinjtë para 1 muaji tingëllonte gjithashtu si një tjetër mision i pamundur.
Me intervistë të tijën Tronchetti Provera ka bërë të ëndërrojnë tifozët e Interit të cilët presin një dhuratë të madhe nga pronarët e tyre kinezë të Suning Group, dhe dëshirojnë që ajo dhuratë të jetë pikërisht ylli argjentinas i Barçës.
Messi nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona por Interi i ka pëlqyer gjithmonë si klub pasi ndër vite ka pasur një lidhje të ngushtë me lojtarët argjentinas dhe nuk do të ishte aspak çudi që për t’iu kundërpërgjigjur rivalit të tij të madh CR7-ës të transferohej te zikaltrit në një të ardhme të afër, për të treguar veten dhe të gjitha vlerat e tij në një skuadër që nuk quhet Barcelona dhe një një kampionat si Serie A.
“Shpresoj që Suning të zgjidhë sa më shpejtë të gjitha problemet që ka Interi me fair-play financiar dhe të bëjë një goditje të madhe në merkato dhe unë si tifoz do të dëshiroja padiskutim Messin në ekip”, deklaroi Torchetti Provera për Tuttosport. Lionel Messi te Interi është një dëshirë e vjetër edhe ish presidentit të zikaltërve Massimo Moratti i cili tentoi ta transferonte 5-herë fituesin e Topit të Artë në Milano në sezonet 2008 dhe 2009, por në atë periudhë Messi kurrësesi nuk dëshironte të largohej nga Barcelona, ndërsa tashmë në moshën 31-vjeçare dhe pasi ka fituar gjithçka me blaugranat mund të provojë pse jo një aventurë të re.
Të tjera
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...
-
PDK-në nuk po e zë salla “1 Tetori”
Partia Demokratike e Kosovës, pas pak minutash, do të hapë zyrtarisht fushatë...
-
PDK mbush plot sallën 1 Tetori në Prishtinë, hapet zyrtarisht fushata
Përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur tashmë në sallën 1...
-
“Gati për të vazhduar raportin Francë Kosovë” – Ambasadori Guerot kthehet në Prishtinë pas takimit me Macron në Paris
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur...
-
Kurti nis fushatën me Ferdonije Qerkezin, Zogaj: Duhet pasur karakter të fortë të mashtruesit për të bërë diçka të tillë
Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka komentuar një fotografi që Kurit e ka publ...
-
“Po punohet cep më cep” – Durmishi bën fushatë edhe me pastrimin e rrugëve nga bora
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfrytëzuar pastrimin ...
-
KQZ funksionalizon platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e ...
-
Jeta Rafuna – Gruaja më e votuar e LDK-së në Komunën e Prishtinës, i hyn garës për deputete me numrin 45
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, Jeta Rafu...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës në Ferizaj, arrestohet një person, kapen rreth 20 mijë euro ‘cash’
Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.202...
-
Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi kritikojnë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë
Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradin...
-
Vuçiq thotë se Azerbajxhani ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa pro...
-
Kryetari Rama: Reshjet pa ndërprerjne po e vështirësojnë situatën, mirëpo ekipet përgjegjëse janë angazhuar intenzivisht
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhua...