Sport

Bolt dhe Hamilton, “çmenduri” me makinën 200 mijë dollarë

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 24 October 2017

Gara e Formula 1 në Austin të Teksasit, u dominua nga Hamilton që nga provat e lira dhe ato zyrtare, për ta mbyllur me ngjitjen në majën më të lartë, ku nuk ishte i vetëm pasi iu bashkua edhe Usain Bolt.

Spektakli i Hamilton nuk përfundoi me mbylljen e garës në Austin. Ai kishte rezervuar edhe një surprizë për xhamajkanin Bolt.

Hamilton i bëri një xhiro në pistë atletit me një Mercedes AMG GTR me vlerë 200 mijë dollarë.

-Advertisement-

“Unë isha gati për një gjë të tillë. Ishte pak e frikshme”, tha Bolt pasi ishte pasagjer i Hamilton.

Hamilton është shumë pranë titullit kampion për pilotë në Formulën 1, teksa pas Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara e ka fatin në duart e tij për ta vulosur në garën e ardhshme në Meksikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera