Lajme

“Bojkotoni mallrat francezë”- Erdogan thirrje turqve pas përplasjeve me Macron

Autori: Gazeta inFokus 06:37 | 27 October 2020

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje turqve që të mos blejnë kurrë mallra franceze, ndërsa kërkoi nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian që ta ndalin agjendën “anti-islamike” të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Madje për Erdogan, myslimanët janë bërë në Evropë, si hebrenjtë në nazizëm. Presidenti turk tha të shtunën se Macron kishte një problem serioz me myslimanët dhe se kishte nevojë për kontrolle të shëndetit mendor. Deklarata bëri që Franca ta tërheqë ambasadorin e saj nga Ankaraja.

“Njësoj sikurse ata që thonë: ‘Mos blini mallra turke’ në Francë, edhe unë u bëj thirrje qytetarëve të mi nga këtu, që të mos i ndihmojnë kurrë markat franceze ose të mos i blejnë ato”- tha Erdogan. Sipas Institutit të Statistikave në Turqi, Franca është burimi i 10-të më i madh i importeve në Turqi dhe tregu i shtatë më i madh për eksportet e Turqisë.

-Advertisement-

Vetë Franca në anën tjetër u ka kërkuar vendeve arabe të ndalin bojkotin e produkteve franceze. Macron është zotuar se do ta luftojë “separatizmin islamik”, duke thënë se ai kërcënon ta marrë kontrollin e disa komuniteteve myslimane në Francë. Franca u trondit këtë muaj nga prerja e kokës së një mësuesi nga një militant islamik, i cili u hakmorr për përdorimin e karikaturave të Profetit Muhamed në një orë për lirinë e shprehjes. Udhëheqësit evropianë duhet t’i japin fund agjendës “anti-islamike” të Macronit, tha Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur në fillim të një jave të aktiviteteve në Turqi për të përkujtuar ditëlindjen e Profetit Muhamed.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera