Bojkotimi i mundshëm i zgjedhjeve nga Lista Serbe nuk shihet si problem
Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 02 October 2024
Partia më e madhe e komuniteti serb në Kosovë, Lista Serbe, ende nuk ka komentuar pretendimet e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, se ajo po organizon bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Ministri Rashiq së fundmi paralajmëroi një bojkot të zgjedhjeve nga kjo listë dhe serbët lokalë, por pa dhënë hollësi.
Partitë politike në Kosovë ndërkaq nuk e shohin si problem bojkotimin e mundshëm të zgjedhjeve nga ana e Listës Serbe.
Sipas Lëvizjen Vetëvendosje, ky subjekt më së paku i përfaqëson qytetarët serbë në Kosovë.
“Ata do ta vendosin a marrin pjesë apo jo unë mendoj se ka mjaft subjekte politike që mund të marrin pjesë në zgjedhje të minoritetit serb që mund ta përfaqësojnë veten e tyre e jo Beogradin. Nuk kemi aso qeverie, s’kemi varshmëri të Listës serbe sepse shumicën parlamentare e përbëjnë vetë minoritet e tjera dhe këtë kuptim as që do të kemi nevojë ndonjëherë për listën serbe dhe tash për tash ajo vie ne kuvend nënshkruhet sa mos t’i humbet mandati….i ka marrë votat me dhunë shantazh prandaj pjesëmarrja e partive tjera serbe do t’i kontribuonte demokracisë”., Arbër Rexhaj deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.
Edhe në PDK nuk e shohin si çështje problematike bojkotimin e zgjedhjeve nga Lista Serbe, duke theksuar se qytetarët serbë nuk do t’i përgjigjen thirrjes për bojkot.
“Do të jetë vendim i listës serbe do merr apo ajo kishte me qene qe secili qytetarë te merr pjesë në zgjedhje. ….Kush ju prin ne këtë drejtim ne bojkot mendoj se është vetë armiku i serbeve dhe jam i bindur se serbet s’do t’i degjojnë”, tha Rashit Qalaj nga PDK.
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, profesori universitar i së drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, vlerëson se bojkoti i zgjedhjeve nga Lista Serbe dhe serbet lokal nuk do të ndikonte në procesin zgjedhor por do ta dëmtonte vetë komunitetin serb.
“Do të ishte një boomerang i politikës e Beogradit dhe aq me tepër që kryetari i Serbisë Vuçiq ka kërkuar ne ato pikat e tij ka kërkuar rikthimi ne institucione dhe mbajtja e zgjedhjeve në veri. Nëse nga ana e Serbisë dikush tenton t’i bojkotojë zgjedhjet do t’i vetëizolojë dhe me shumë dhe do të vazhdojë cikli që ka krijuar Beogradi ta instrumentalizonte atë komunitet. Nuk do te kusht asnjë ndikim serioz s’do ta pengonte procesin veçse do ta pengonte integrimin e serbëve në institucionet e vendit”, Mazllum Baraliu tha ish-kryetar i KQZ-së.
Zgjedhjet e fundit që u bojkotuan nga Lista Serbe dhe qytetarët serbë, ishin zgjedhjet lokale në veri të vendit, ku për rrjedhojë në 4 komunat veriore u zgjodhën kryetarët shqiptarë. /rtv21
Të tjera
-
‘Hakmarrja’ e Iranit kundër Izraelit, “Sky News”: Si arriti përshkallëzimi i konfliktit në këtë pikë?
Një natë më parë Irani lëshoi rreth 180 raketa në Izrael si shenjë hakmarrje ...
-
Ministria e Mbrojtjes për shujtat e FSK-së: Synojmë rekrutim të kuzhinierëve, nuk nënshkruajmë kontratë me asnjë Operator Ekonomik
Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk do të nënshkruajë kontratë të re me asnjë ...
-
Stamena Jeliq, dëshmitarja e 94-të kundër krerëve të UÇK-së në Hagë
Dëshmitarja e 94-të e Prokurorisë në rastin e krerëve të UÇK-së është Stamena...
-
Emisari gjerman Manuel Sarrazin: Investitorët po shkojnë në Serbi, duam që kjo të ndryshoj dhe të vijnë në Kosovë
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, th...
-
Përfitoi përmes mashtrimit mbi 100 mijë euro, arrestohet një person në Mushtisht të Prizrenit
Një person dyshohet se duke paraqitur dëshmi dhe fakte të rreme, ka përfituar...
-
Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal, sigurohen 85 mijë doza
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se ...
-
Konjufca: Skenari i Banjskës identik me pushtimin rus të Krimesë
Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sulmi terrorist të një vi...
-
Shala i PSD’së: Liburn Aliu është me një këmbë brenda, e një jashtë VV-së
Anëtari i PSD-së, Azdren Shala ka folur për ngjarjet e fundit, si vonimi i pa...
-
Policia shqiptoi 2460 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Ambasadorja e Izraelit e falënderon Kurtin për mbështetjen
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë Tamar Ziv, e ka falënderuar për mbështetje k...
-
Me përgjigjet e tij, viktimạ e tentim vrạsjes e befason trupin gjykues
Në gjykimin e Mërgim Zeqirit, i cili nga Prokuroria akuzohet se ka tentuar ta...
-
Ganimete Musliu i reagon Mefail Bajqinovcit: Të shkretit janë në panik
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Mefa...