Boiken Abazi për deputetët e PDK-së: Kriminelë ordinerë
Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 14 July 2023
Seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës nisi si zakonisht, por normaliteti nuk zgjati shumë pasi deputetë të PDK-së dhe përfaqësues të qeverisë u kapën me grushte me njëri-tjetrin.
Kjo situatë u komentua gjerë e gjatë nga aktorë vendorë e ndërkombëtarë, nga të cilët kishte që mbronin njërën palë ose tjetrën, por kishte edhe të atillë që dënonin dhunën në përgjithësi.
Boiken Abazi, zyrtar i LVV-së në Shqipëri, ka hedhur akuza të rënda ndaj opozitarëve të PDK-së, duke i quajtur ata “kriminelë ordinerë”.
“…Ndërsa Kamishin me kolegët e tij sot e pashë duke shfaqur dëshirën e madhe për të lënduar fizikisht, në mungesë të argumenteve dhe legjitimitetit… si kriminelë ordinerë, por nuk trembin më askënd”, shkroi Abazi në Facebook, raporton Klankosova.tv.
Ai pretendon se sulmi i djeshëm fizik në Kuvendin e Kosovës ishte i orkestruar, pasi, sipas tij, “duket qartë edhe Kamishi që vjen nga mbrapa linjës së dytë ose të tretë për të goditur me grusht, edhe pse nuk po i rrezikohej asnjë prej kolegëve”.
Abazi më tej thotë se deputetët e LVV-së në Kuvend “asnjëherë” kur kanë qenë në opozitë “nuk kanë shfaqur dëshirë dhe vullnet për të lënduar fizikisht kundërshtarët politikë, por maksimumi kanë dashur t’i detyrojnë ata të largohen nga salla, në mënyrë që mos të votoheshin ligje që dëmtonin shtetin e Kosovës”.
Sipas tij, “edhe kur janë përdorur vezë, gaz lotsjellës dhe sprej piperi, asnjëherë synimi nuk ka qenë lëndimi fizik i deputetëve të regjimit të vjetër, por largimi i tyre nga salla dhe mosvotimi në dëm të Kosovës, madje në shumicën e rasteve deputetët e LVV-së kanë pësuar edhe më shumë vetë fizikisht nga që kanë qëndruar më gjatë në sallë pas gazit lotsjellës…”, deklaroi Abazi.
Të tjera
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...