Bloomberg për Kurtin: Inxhinieri i IT-së i dhënë pas librave hoqi flokët e gjata dhe veshi kostumin për ta udhëhequr kombin e tij
Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 22 October 2019
“Kur avionët e NATO-s bombarduan forcat serbe 20 vjet më parë për t’i dëbuar ata nga Kosova, Albin Kurti u paketua në një autobus të kuq me të burgosur të tjerë politikë për t’u përdorur si një mburojë njerëzore.
Ai u rrah në paraburgim, u dënua për terrorizëm nga një gjykatë serbe dhe u dënua me 15 vjet burg.
U frikësua se nuk do të dilte kurrë i gjallë nga burgu, por vetëm kur i fuqishmi serb Slobodan Millosheviq u rrëzua në 2001, ai u la i lirë”.
Kështu fillon artikulli i mediumit amerikan “Bloomberg” kushtuar kryetarit të Vetëvendosjes që doli fitues nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Mediumi duke përshkruar tranzicionin e Kosovës nga lufta shkatërrimtare në demokraci, shkruan edhe për ndryshimin e një studenti me flokë të gjata i pasionuar pas librave në një politikan me kostum, njofton Klan Kosova.
“Tani kombi i rëndësishëm strategjik, që deklaroi pavarësinë nga Serbia më 2008, është në qendër të një lufte për ndikim në Ballkan i kontestuar nga Rusia, BE-ja, Kina dhe Turqia”.
“Dhe me siguri inxhinieri i IT-së i dhënë pas librave, i cili hoqi karakteristikën e tij, flokët e gjata dhe këmishën fanellë për një kostum gjallërues dhe këmishë të bardhë, do ta udhëheqë kombin e tij prej 1.9 milionë banorëve, pasi partia e tij fitoi zgjedhjet e parakohshme të këtij muaji”.
“Kurti mund të caktohet kryeministër qysh këtë javë dhe detyra e parë e tij është të përpiqet të formojë një qeveri.
Pastaj ai do të duhet të punojë për krijuar lidhjet me Serbinë – një kërkesë kryesore për fillimin e bisedimeve për pranimin në BE”.
“Si një kundërshtar i fuqishëm anti-korrupsion, ai organizoi protesta ndaj administratorëve ndërkombëtarë që mbikëqyrnin kalimin e Kosovës nga territori i shkatërruar nga lufta në demokraci. Në vitin 2007, dy aktivistë nga partia e tij etnike-shqiptare vdiqën dhe dhjetëra u plagosën në një përleshje me policinë e Kombeve të Bashkuara. Kurti, 44 vjeç, ishte vetë i arrestuar dhe i ndaluar për nëntë muaj”.
“Ai është gjithashtu një kritik i ashpër i të dy presidentit të Kosovës Hashim Thaçi – i cili vjen nga një parti politike rivale – dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq, duke i quajtur ata “drejtues autoritarë”.
Ai i denoncoi ata për përpjekjet për të arritur një marrëveshje të fshehtë pajtimi vitin e kaluar që ai tha se mund të çojë në më shumë dhunë në rajonin më të paqëndrueshëm të Evropës”.
Artikulli vazhdon duke rrëfyer për situatën politike të Kosovës dhe qëndrimet e Kurtit ndaj tyre.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...