Bllokohet për qarkullim rruga magjistrale Ferizaj-Gjilan pas reshjeve të dendura të shiut
Autori: Gazeta inFokus
17:42 | 01 July 2026
Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Dardani, është bllokuar plotësisht për qarkullimin e automjeteve për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe grumbullimit të ujit në këtë zonë.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, situata është krijuar pas reshjeve intensive që kanë përfshirë fshatrat Dardani, Ramjan dhe Zllatar
Ju njoftojmë se, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë në fshatrat Dardani, Ramjan dhe Zllatar, rruga magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Dardani, nga sasia e madhe e ujit, është e bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve, deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugët alternative deri në normalizimin e situatës.
“Lusim shoferët e automjeteve që të përdorin rrugën alternative: nga drejtimi Ferizaj-Gjilan, të përdorin rrugën e fshatit Zllatar, ndërsa nga drejtimi i Gjilanit në drejtim të Ferizajt, të përdorin rrugën Dardani-Zllatar, rruga skaj kompanisë ‘Metali i Ri'”, thuhet më tej në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë orientimin e trafikut, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. /Telegrafi/

T� tjera
-
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter20...
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...
-
Policia ia gjenë pistoletën në veturë, ia konfiskojnë, prokurori e liron në procedure të rregullt
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontro...
-
Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë...
-
Ultimatumi i Trumpit për Teheranin: Sulme të mëdha ushtarake pas Vitit të Ri nëse dështon marrëveshja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një ...
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...

































