‘Bllokohet’ edhe mjekësia sportive në QKUK, vetëm edhe kaq shtretër të lirë për pacientë me COVID
Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 29 March 2021
Rritja e numri të rasteve me koronavirus në vend ka bërë që objekti i Mjekësisë Sportive të mbushet me pacientë.
Aktualisht në këtë klinikë kanë mbetur edhe katër shtretër të lirë për personat që kërkojnë hospitalizim.
Kështu ka deklaruar menaxheri i kësaj klinike Artan Ahmeti.
Por Ahmeti sqaroi se gjatë ditës mund të rritet numri i vendeve të lira.
“Në këtë klinikë ka pak vende të lira, realisht sot i kemi vetëm 4 vende të lira në këtë mëngjes por gjatë ditës sigurisht do të bëhen edhe lirime të pacientëve të tjerë dhe do të rritet numri i vendeve të lirë, përndryshe tash ekziston edhe Klinika Infektive 3, ajo është paraparë për pacientët e ri të cilët do të kërkojnë hospitalizim”, ka deklaruar ai.
Menaxheri i kësaj klinike, thotë se numri i pacientëve që trajtohet me Covid-19 në Mjekësinë Sportive është 90.
“Ne Klinikën Infektive 2 ose objekti i Mjekësisë Sportive, kapacitetet janë të mbushura në dy javët e fundit, pra kapacitetet maksimale i kemi 95 pacientë dhe gjithashtu i kemi tri raste të cilat janë për çështje të dializës tri vende të lira në të cilat pacientët që janë të hospitalizuar këtu por kanë nevojë edhe për hemodializë”, ka theksuar ai.
Gjatë këtyre dy javëve të fundit kemi pranime dhe lirime dhe numri i pacientëve është rreth 90”.
Ndërsa sa i përket moshës që është më e atakuar nga Covid-19 në Klinikën “Covid 2”, ai tha se të gjitha moshat janë prezent, raporton EO.
“Realisht nuk kemi ndonjë kufizim të madh të moshës, të gjitha moshat janë prezent këtu prej atyre të cilët janë të moshës mesatare dhe deri të pleqtë që janë mbi moshën 80 vjeçare, kurse për moshën pedriatike kujdeset klinika e Pediatrisë”, ka shtuar ai.
Të tjera
-
Ky do të jet moti javën e ardhshme
Në fillim të javës temperaturat shënojnë rritje, por që do të ketë më shumë i...
-
Piloti brazilian tregon si mbijetoi 38 ditë në xhunglën e Amazonës pas rrëzimit të avionit
Antonio Sena me origjinë nga Brazili, po fluturonte i vetëm me një aeroplan C...
-
LAJMI I FUNDIT: Dy shpërthime granatash trondisin Prishtinën
Policia e Kosovës ka bllokuar zonën rreth hotelit “Princi i Arbërit”, për shk...
-
Komuna e Prizrenit nuk përfill vendimin e OShP-së, shpall fituese të tenderit kompaninë e njëjtë
Edhe pas vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për anulimin d...
-
Gashi: Po persekutohem pa asnjë provë dhe asnjë dëshmi
Prokurorja e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, Ervehe Gas...
-
Masat e reja në Kosovë, mijëra automjete kanë kaluar kufirin me Shqipërinë
Brenda dy ditëve në pikën kufitare të Vërmicës u regjistruan mbi 15 mijë auto...
-
Ende pa datë për rifillimin e gërmimeve në Kizhevak
Gërmimet në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë janë ndërprerë tash e disa...
-
Ndërron jetë Shaqir Hoti, instrumentisti i njohur kosovar
Ka ndërruar jetë instrumentisti i njohur, Shaqir Hoti, bëjnë të ditur burime ...
-
OVL i reagon Vjosa Osmanit: UÇK nuk mbrohet me fjalë goje, madje as nga presidentja
Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i kanë reaguar presidentes Vj...
-
IPK ka vënë nën pranga një zyrtar policor
Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një zyrtar ...
-
101-vjeçarja nga Prizreni merr vaksinën kundër COVID
Naile Memaj, 101 vjeçare nga Zhuri i Prizrenit u vaksinua të premten me kurën...
-
Infektologu Ramadani: Vaksinimi pa test për Covid-19, gabim profesional
Në Kosovë vaksinimi po vazhdon tek moshat mbi 85 vjeç në kryeqytet dhe komuna...