Sport

Bllokohet Beogradi, protesta kundër Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 23 March 2018

Ndeshja e pezulluar ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Serbisë është pasuar me protesta të mëdha në Beograd, madje për një kohë kryeqyteti serb ka qenë i bllokuar. Trazirat filluan shumë më herët kur një numër i madh i njerëzve protestuan në Kovilovo ku duhej të zhvillohet ndeshja, e më pas protestat u zhvendosën edhe në qendër të Beogradit. “Ndalojeni Federatën të luajë kundër një shteti që nuk ekziston” ka qenë njëra nga parullat e protestuesve, duke aluduar në Kosovën.

Ndërkohë mediet serbe vazhdojnë të merren me pasojat e moszhvillimit të ndeshjes, pasi tashmë është e qartë se Federata e Hendbollit e Serbisë do të dënohet me të holla, ndërsa Përfaqësuesja U20 do të përjashtohet nga kualifikimet për Kampionatin Evropian.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera