Lajme

Bllokohen mbi 50 mijë euro, shtëpi e banesa të dy fajdexhinjve në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 13 December 2021

Prokuroria Themelore e Pejës ka urdhëruar bllokimin e pasurisë së dy fajdexhinjve.

Sipas Prokurorisë, është urdhëruar ngrirja e aseteve si një banesë në Prishtinë, një shtëpi në Pejë, katër parcela dhe një tokë bujqësore në Pejë.

“Në çështjen penale kundër dy të pandehurve për shkak të veprës penale të fajdesë nga neni 331 i KPRK-së, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka vazhduar me ngrirjen e pasurisë së pajustifikuar, ashtu që ka lëshuar urdhrin për ngrirje të aseteve dhe atë: një banesë me 90 m2 në Prishtinë; një shtëpi dy katëshe me oborr në Pejë; dhe katër parcela me sipërfaqe 30,542 m2 tokë bujqësore klasa 3 në Pejë”, ka deklaruar për KlanKosova zëdhënësi i prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

-Advertisement-

Nikçi ka bërë të ditur se Prokuroria ka bllokuar edhe mbi 50 mijë euro në llogaritë bankare të të pandehurve.

“Është parashtruar edhe kërkesa për lëshimin e urdhrit ndalues për këto pasuri. Gjithashtu, në këtë rast kjo prokurori ka bllokuar edhe mbi 50.000 euro në llogaritë bankare të të pandehurit”, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera