Lajme

Bllokimi i rrugës në Bardhosh, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 22 August 2024

Pak më parë u raportua se ura e cila gjendet në rrugën “Skënderbeu”, në Bardhosh është bllokuar, shkruan Gazeta Infokus.

Madje edhe autobusët e Trafikut Urban nuk mundeshin të kalonin deri tek stacioni i fundit për udhëtarët.

Policia e Kosovës ka sqaruar për Infokus se aty nuk ka pasur aksident por një kamion pas kalimit i kishte rrjedh vaji duke bërë kështu që rruga të bëhet e rrëshqitshme dhe për këtë arsye edhe u blloku kalimi për pak kohë.

-Advertisement-

“Lidhur me këtë rast, një kamion i cili ka kalu ndër urë ka pasur rrjedhje të vajit edhe rruga u kanë e rrëshqitshme për atë arsye edhe e kanë blloku qarkullimin ndër urë, mirëpo pas pastrimit të plotë të rrugës tashmë edhe është lëshuar përsëri për qarkullim”, ka shkurt Ahmeti për Infokus.

Më poshtë gjeni pamje nga vendi i ngjarjes:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera