‘Bllokimi’ i 28.8 milionëve, Rama: Ka një sabotim nga Qeveria Kurti

Autori: Gazeta inFokus
22:10 | 10 May 2023
Komuna e Prishtinës në muajin prill kishte kërkuar nga Ministria e Financave që të mos bllokojë dhe urgjentisht të bëjë bartjen e të hyrave vetanake të Prishtinës dhe të komunave, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin përkatës për vetëqeverisje lokale.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se janë 28.8 milionë euro të parapara për 172 projekte kapitale të Kryeqytetit për këtë vit të cilat Qeveria po ua bllokon.
Ai gjatë emisionit Debat Plus, ka thënë se është duke u vërejtur një bojkotim apo sabotim nga ana e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij, Ministria e Financave ka luajtur me një ligj dhe po përpiqet të ndalojë 28.8 milionë euro.
“Unë vazhdoj me thënë edhe dua të besoj që jo, por normal që po vërehet, tash veç kjo tendencat e 28.8 milionëve të cilat janë para vetanake të kryeqytetit me u ndal mosardhja e tyre, kemi hyrë në maj, ne i kemi 172 projekte të ndërlidhura me pikërisht këto fonde, dhe ne jemi akoma duek i lutur me i bë ato bartje, ndërsa Ministria e Financave kanë luajtur aty me një ligj, edhe mundohen me i ndalë 28.8 milionë. Po shpresoj që është një gabim teknik edhe kanë me i leju këto edhe ne vazhdojmë punën”, ka deklaruar ai.
Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos i politizojë gjërat kur janë në pyetje projektet kapitale.
Po ashtu, ai ka kërkuar bashkëpunim edhe nga Ministria e Financave, pasi sipas tij, Komuna e Prishtinës ka shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta me ministritë tjera.
“Nuk ka arsye për askënd me i politizu këto gjëra, nuk duhet me i politizu projektet e kryeqytetit. Pra duhet që së bashku niveli lokal, niveli qendror të punojmë së bashku për të mirën e këtij vendi. Pa marrë parasysh partive politike apo egove të politikanëve e të tjera. Përkundër faktit që unë jam këtu për kryeqytetin, për qytetarët e Prishtinës, dhe po kemi këso probleme që nuk ishte dashur t’i kemi. Edhe po them edhe një herë që po iu lutem Ministrisë së Financave sepse kemi bashkëpunim me shumë ministri tjera e projekte të përbashkëta. Mirëpo po them mos ta bojkotojmë apo sabotojmë procesin e zhvillimit te kryeqytetit”, ka deklaruar tutje Rama në Debat Plus.

Të tjera
-
“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sul*mua nga policët në Klinë
Driton Krasniqi, burri i cili është keqtrajtuar nga tre zyrtarë policorë në K...
-
Hasani: Mënyra e sjelljes së Kurtit ndaj partive të tjera është shantazh
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka drejtuar kritika të ash...
-
Situata me fla*kët në Shqipëri, 26 vatra zja*rri në 24 orë, neutralizohen të gjitha
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 26 vatra zjarri, të c...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Mëngjesi në ...
-
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka njoftuar se me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Po...
-
Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndër...
-
Dhu*na në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka theksuar se...
-
Mexhiti pret Albin Kurtin në Shkup: Biseduam për rrugën evropiane të RMV-së dhe Kosovës
Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka mirëpritur kryem...
-
Situatë apokaliptike nga zja*rret në Turqi, evakuohen mbi 50 mijë persona
Më shumë se 50,000 qytetarë janë detyruar të braktisin banesat e tyre si ...
-
“Kërkoj eshtrat e babit tim” – 12-vjeçarja nga Skenderaji nuk ndalet së qaruri, u këndon të pagjeturve të luftës
Me zërin që i dridhet nga dhimbja dhe lotët që nuk i ndalen, Leona Rexhepi nj...
-
Jehona Lushaku ia numëron dështimet Albin Kurtit: S’ia falim
Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në emisionin “DPT te Fidan...
-
Hamza prezanton kandidaturën e Arian Tahirit për Mitrovicën, e quan “kryetari i ardhshëm”
Bedri Hamza ka prezantuar Arian Tahirin si kandidat të PDK-së, për kryetar të...