Lajme

Bllokim i Rrugës A, Rukiqi: Pushteti diktatorial i Kurtit po dënon kolektivisht prishtinasit

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 20 October 2023

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Gjykata Komerciale ka bllokuar projektin e ndërtimit të rrugës A në Prishtinë.

Rukiqi ka thënë se rritja e LDK-së në Prishtinë është “bërë halë në sy” për pushtetin e Albin Kurtit të cilin Rukiqi e konsideron “diktatorial”, shkruan Express.

Ai ka thënë se në mnëyrë të paprecedentë pushteti përmes “zgjatimeve” në sistemin gjyqësorë, duke përmendur motrën e deputetes Fitore Pacolli, ka bërë tentim për dënim kolektiv të qytetarëve të Prishtinës për të bllokuar Rrugën A.

-Advertisement-

Tutje Berat Rukiqi ka thënë se Qeveria Kurti pa asnjë projekt serioz tashmë ka filluar të luftojë komunat e udhëhequra nga LDK.

Reagimi i plotë:

Rritja eksponenciale e LDK-se, ne Kryeqytet, eshte bere hale ne sy, per pushtetin diktatorial te Albin Kurtit.

Sot, ne menyre te paprecedente, pushteti, me zgjatjet e veta ne sistemin gjyqesor (motren e deputetes Fitore Pacolli), beri tentativen e pare, per denim kolektiv te qytetareve te Prishtines, duke bllokuar nje nder projektet me te rendesishme per Kryeqytetin: “Rrugen A”.

Kjo qeverisje, pa asnje projekt serioz, tani ka filluar te luftoj çdo projekt zhvillimor, duke mos kursyer, qofte komunat e udhehequra me shume sukses nga LDK, qofte sektorin privat, perfshire edhe investitore te jashtem.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera