Bllokim dhe gjoba të rënda për drejtuesit e ‘pabindur’ të skafeve në Sarandë
Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 14 August 2022
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë kanë vijuar kontrollet e përditshme, përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, ku gjatë ditës së sotme, në plazhin e Ksamilit, kanë konstatuar një mjet lundrues tip skaf duke ushtruar aktivitetin e tij brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij, në Portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme.
Pronari i mjetit lundrues tip skaf, shtetasi J. M., 49 vjeç, banues në Ksamil, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues dhe u ndëshkua me masën tjetër administrative 10.000 lekë të rinj pasi gjatë kontrollit rezultoi pa dokumentacionin përkatës, në bord.
Po gjatë ditës së sotme, kanë vijuar kontrollet të cilat nuk kanë vetëm si qëllim ndëshkimin e mjeteve lundruese, të cilët konstatohen në shkelje por dhe keshillimin e pushuesve, si në rastin e një shtetasi i cili u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke notuar jashtë zonës kufizuese, në plazhin e quajtur “Centrale”, Sarandë, duke rrezikuar në një zonë në të cilën lejohet aktiviteti i mjeteve lundruese. Ky shtetas u rikthye në zonën e kufizuar për pushuesit.
Gjatë dy javëve të para të muajit Gusht, nga Policia Kufitare Sarandë, janë bllokuar 54 mjete lundruese, ndërkohë që përgjatë gjithë sezonit turistik e deri tani, në Sarandë, janë bllokuar gjithsej 86 mjete lundruese.
Të tjera
-
Kurti e falënderon ministrin e Jashtëm të Luksemburgut për mbështetjen ndaj Kosovës
Në New York, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjiths...
-
Në kuadër të takimeve, Osmani takon O’Brien, diskutuan për integrimin euroatlantik të Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve në N...
-
Abdixhiku: Prishtina është gati për zgjedhje, nga 5 dege janë propozuar 20 kandidatë për deputetë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi ka bëre të ditur se në 5 d...
-
Edi Rama publikon fotografi krah presidentes Vjosa Osmani në New York
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi me presidenten...
-
Supremja e lë në paraburgim Haxhi Shalën, dëshmitari i parë në këtë rast pritet të paraqitet nga mesi i nëntorit
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë marrë vendim që të hudhet pos...
-
Hovenier na kthen me këmbë në tokë: S’jemi Perandoria Romake, t’ju anëtarësojmë në BE e NATO si me magji
Nëse SHBA-ja do të ishte Roma Perandorake, Kosova do të anëtarësohej menjëher...
-
Arrestohen tre persona për shpëlarje të parave gjatë aksionit të Prokurorisë e Policisë
Tre persona janë arrestuar për dyshime rreth shpëlarjes së parave dhe veprave...
-
Aksion i radhës nga Prokuroria Speciale, sekuestrohen banesa, garazhe, lokale e parcela tokësore
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Koso...
-
26-vjetori i Masakrës së Abrisë, Osmani: Jetët e tyre u morën mizorisht, por kujtimi për ta, i përhershëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 26-vjetorin e Masakrës së Abrisë, jetë...
-
Ambasada e ShBA-së mohon t’i ketë anuluar trajnimet për Policinë e Kosovës
Mbrëmë u raportua se ShBA-ja i ka anuluar trajnimet për Policinë e Kosovës. K...
-
Vendoset kamerë te vạrri i Faton Hajrizit, vëllai i tij tregon arsyen
Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit ka treguar se janë vendosur disa kamer...
-
Një punonjës i “Trepçës” kishte pranuar pagë mbi 7 mijë euro brenda muajit, rasti shkon në Krimet e Rënda Ekonomike
Një punonjës i ndërmarrjes publike “Trepça” në muajin shtator kishte pranuar ...