Blinkenit i vdes babai, emocionon me fjalët e ndjera
Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 23 September 2022
Babai i sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, Donald, një ish-diplomat amerikan, bankier investimesh dhe koleksionist i artit modern, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur Blinken përmes disa postimeve në Twitter, ndërsa po merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB-së.
“Familja ime humbi një prind dhe gjysh, një burim dashurie dhe frymëzimi – babai im Donald Blinken”, shkroi ai.
“Një anëtar i Korpusit Ajror të Ushtrisë Amerikane, një ambasador i ShBA, president i Fondacionit Mark Rothko, (kryetar i bordit) i Universitetit Shtetëror të Nju Jorkut, babai i shërbeu qytetit, shtetit dhe vendit të tij”, tha më tej Blinken.
Donald Blinken vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në East Hampton, Long Island, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit.
“Babi më frymëzoi për shërbimin publik”, shkroi Blinken.
“Ai jetoi me mirësjellje, dinjitet dhe modesti. Ai e donte gruan e tij Vera dhe familjen e tij. Ai ndërtoi një jetë të mrekullueshme dhe më dha një jetë të mrekullueshme. Të dua babi”.
Donald Blinken shërbeu si kryetar i sistemit të Universitetit Shtetëror të Nju Jorkut nga 1978 deri në 1990 dhe ishte ambasador i ShBA-së në Hungari nga 1994 deri në 1997, gjatë administratës së Bill Clinton, transmeton Klankosova.tv.
Të tjera
-
Dervishaj për Drenicën: Këta njerëz të mirë besojnë se Kosova mundet ma mirë
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokrati...
-
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari
Policia në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria, kërkon bashkëpunimin e qyt...
-
Këshilli Gjyqësor mban mbledhjen e radhës
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), do të mbajë mbledhjen e radhës të enjten....
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit që ka përlotur të gjithë “Kur lüfta të goditi Kosovë…”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 77, Shahin De...
-
Biden i drejtohet vendit në fjalimin lamtumirës, paralajmëron për rreziqet e “oligarkisë dhe pushtetit të pakufizuar në duart e të pasurve”
Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi fjalimin e tij të lamtumirës drejtuar ameri...
-
Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë
German School of Kosova, Leadership Foundation dhe Schule Expert organizojnë ...
-
Mot i vranët e i ftohtë edhe sot
Mbeten ende kushte të motit të ftohtë ditën e enjtë, kryesisht me vransira. I...
-
Nasim Haradinaj për arsyetimin e Kurtit për vizitat në Hagë: Atje bindjet politike janë të paarsyeshme
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-s...
-
Marrëveshja Izrael – Hamas, Trump: Ditë të mira po vijnë për Amerikën dhe botën
Mediat ndërkombëtare raportuan sot se është arritur marrëveshja e armëpushimi...
-
Bedri Hamza në dy lagje të Prishtinës: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, besoni në mundësitë që ofron vendi ynë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në tak...
-
Daut Haradinaj: UÇK është projekti më i rëndësishëm shqiptar për liri
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Dervishaj s’ka të ndalur: Do i përmbush të gjitha kërkesat e juaja
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 7...