Lajme

Blinken viziton një bunker në Kiev

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 07 September 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili po qëndron në një vizitë dyditore në Ukrainë, është duke realizuar një turne në rajonin e Kievit.

E një ndër vendet që para pak çastesh e ka vizituar, është bunkeri që kishte ndihmuar shumë ukrainasit të strehohen në fillimin e pushtimit rus, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Blinken është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Kievin që nga fillimi i kundërofensivës ukrainase.

Ai gjatë takimit të djeshëm me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, njoftoi mediat për pakon e re të ndihmës ushtarake në vlerë prej një miliardë dollarë që dedikohet enkas për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Në anën tjetër ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, njoftoi se ka diskutuar me Blinkenin për sigurimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi ATACMS, dhe shpreson për një vendim pozitiv.

Kuleba shtoi se armatosja e Ukrainës nënkupton mbrojtjen e botës nga agresioni i Moskës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera