Lajme

Blinken uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Shqipëria ka ilustruar vlerat e dëshirës për paqe dhe siguri

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 28 November 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një mesazhi nëpërmjet Ambasadës Shqiptare në Tiranë, Blinken shprehet se marrëdhënia e ngushtë mes dy vendeve është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri”, tha sekretari i Shtetit i SHBA.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka theksuar mbështetjen amerikane për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e rrugës euroatlantike dhe në atë të luftës ndaj korrupsionit.

Mesazhi i Blinken:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë, teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë.

Marrëdhëniet e ngushta midis kombeve tona janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë të ndërsjellë për paqe dhe siguri. Shqipëria i ka ilustruar këto vlera nëpërmjet mbështetjes së saj të palëkundur për Ukrainën përballë agresionit të paprovokuar rus, udhëheqjes së saj në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe angazhimit të saj të palëkundur ndaj sigurisë kolektive të NATO-s. Ne vlerësojmë thellësisht mikpritjen dhe ndihmën e Shqipërisë si mikpritës i përkohshëm për aleatët tanë afganë.

Shtetet e Bashkuara presin me padurim partneritetin tonë të vazhdueshëm në ndjekjen e prioriteteve të përbashkëta, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit. Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Jam i bindur se lidhjet e forta mes popullit shqiptar dhe atij amerikan do të vazhdojnë të lulëzojnë ndërsa punojmë së bashku për tregtinë dhe investimet, diversifikimin e energjisë së rinovueshme dhe integrimin më të ngushtë të të gjithë rajonit. Vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë në këto përpjekje do të forcojë Shqipërinë, marrëdhëniet tona dypalëshe dhe vlerat e përbashkëta që ne kremtojmë.

I uroj popullit të Shqipërisë një festë të gëzuar të Pavarësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera