Blinken: Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan
Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 29 November 2023
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se gjatë takimit në Bruksel të ministrave të Jashtëm të NATO-s kanë diskutuar për rolin e aleancës në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në promovimin e paqes.
Kryediplomati amerikan tha se gjëja që nuk duan të shohin në këtë rajon është rikthimi i konflikteve.
“Kur kam nisur këtë karrierë, në qendër të shqetësimeve tona ka qenë Ballkani. Në qendër të shqetësimit tonë dhe të shqetësimeve të shteteve në mbarë botën, veçmas në zonën transatlantike, ishte Ballkani, Bosnja dhe më pas Kosova. Një gjë që ne nuk duam të ndodhë në të ardhmen është kthimi i konflikteve në Ballkan. NATO ka luajtur rol kyç që të ndihmojë shtetet e rajonit të bëjnë përparim në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në stabilitetin më të gjerë evropian”, tha ai, duke shtuar se NATO për një kohë të gjatë është shtyllë e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Siç raporton REL, Blinken foli edhe për tensionet në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, që kanë nisur në maj dhe që kanë kulmuar në shtator, pasi një grup i armatosur serbësh kreu sulm të armatosur ndaj Policisë së Kosovës.
Më 24 shtator, grupi i armatosur i serbëve vrau rreshterin Afrim Bunjaku, ndërkaq në përleshjet e armatosura që u zhvilluan gjatë ditës në Banjskë të Zveçanit, u vranë edhe tre sulmues serb.
“Aleanca është përgjigjur me vendosmëri ndaj aktorëve që synojnë të destabilizojnë veriun e Kosovës. Siç e kemi edhe më herët gjatë këtij viti, me kemi dislokuar trupa shtesë në [misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë] KFOR. Po ashtu kemi thelluar bashkëpunimin tonë me forcën e udhëhequr nga Bashkimi Evropian në Bosnje e Hercegovinë. Kjo po ashtu ishte pjesë e rëndësishme e bisedës sonë gjatë këtyre dy ditëve”, tha Blinken.
The NATO Alliance is united.
We covered a lot of ground during the Foreign Ministers Meeting – from our expectations at the Washington Summit next year, to ways we can deepen our partnership with Ukraine, to how we can help support the Euro-Atlantic future of the Western Balkans. pic.twitter.com/bG3p9E8epA— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) November 29, 2023
Një ditë më herët, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shprehu shqetësimin për rritjen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor.
Ai premtoi se aleanca do të bëjë gjithçka në mënyrë që të ruajë stabilitetin në rajon
Shefi i NATO-s ka paralajmëruar se në takimin e 28 dhe 29 nëntorit në Bruksel do diskutohet mundësia e shtimit të përhershëm të numrit të ushtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të aleancës në Kosovë, KFOR.
Pas sulmit në Banjskë, NATO ka forcuar tashmë praninë e saj ushtarake në Kosovë – e krijuar pas fushatës së bombardimeve kundër Serbisë në vitin 1999 – me rreth 1.000 trupa shtesë dhe armatime më të rënda, duke e çuar trupat e saj në Kosovë në 4.500.
Sulmi në Banjskë, për të cilin Kosova e fajëson Serbinë, është dënuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe. Autoritetet në Kosovë dhe Serbi po zhvillojnë hetime të ndara për këtë ngjarje, përderisa Prishtina ka kërkuar ekstradimin e Radoiçiqit.
Faktori ndërkombëtar, ndërkaq, u ka bërë thirrje palëve të mos nxisin tensionet dhe të rikthehen në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga SHBA-ja.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...