Lajme

Blinken: Një lëvizje e njëanshme kineze në Tajvan do të prekte çdo vend në tokë

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 05 April 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka thënë se çdo përpjekje e Kinës për të ndryshuar me forcë status quo-në me Tajvanin mund të prekë çdo shtet në botë.

Ai, në një intervistë për Euronews,  e bëri të qartë se vendi i tij nuk kërkon një konfrontim të drejtpërdrejtë me Pekini.

Kina e konsideron Tajvanin një provincë të shkëputur dhe është zotuar të ribashkojë ishullin demokratik me kontinentin, një qëllim që vendet perëndimore e interpretojnë si një gjuhë të koduar për një ndërhyrje të mundshme ushtarake në të ardhmen.

-Advertisement-

Këto frika janë shtuar në mënyrë drastike pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, që ka shkaktuar një përkeqësim të dukshëm në marrëdhëniet midis Kinës dhe Perëndimit.

Duke folur për Euronews pas një takimi të mërkurën me ministrat e punëve të jashtme të NATO-s në Bruksel, Antony Blinken, e ndau ankthin e tij personal dhe paralajmëroi për pasoja të mëdha dhe jashtëzakonisht të dëmshme nëse Kina bën një lëvizje të njëanshme kundër Tajvanit.

“E kam dëgjuar këtë në bisedat me shumë nga aleatët tanë të NATO-s si dhe partnerët në Azi: ekziston shqetësimi se, nëse do të kishte një krizë si rezultat i veprimeve të Kinës mbi Tajvanin, kjo do të kishte pasoja për pothuajse çdo vend në tokë ”, tha Blinken, shkruan Euronews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera