Blinken me thirrje për ndalje të dhunës gjatë vizitës në Lindjen e Mesme

Autori: Gazeta inFokus
16:52 | 26 January 2023
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, javën e ardhshme do të qëndrojë në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Egjipt, ku do të kërkojë që t’i jepet fund dhunës, pas bastisjeve vdekjeprurëse të kryera nga izraelitët, tha Departamenti amerikan i Shtetit.
Blinken do të zhvillojë takimin e parë sy më sy me kryeministrin Benjamin Netayahu pasi ai u kthye në pushtet në Izrael, duke udhëhequr qeverinë më të djathtë në historinë e këtij shteti.
Kryediplomati amerikan po ashtu do të takohet në Ramallah me liderin palestinez, Mahmoud Abbas, gjatë vizitës që do të zhvillojë të hënën dhe të martën.
Blinken “do të theksojë nevojën urgjente që palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën, në mënyrë që t’i jepet fund ciklit të dhunës që ka marrë shumë jetë të pafajshme”, tha zëdhënësi i DASH-it, Ned Price.
Blinken do të nisë vizitën të dielën në Egjipt, që është një ndërmjetësues kyç midis izraelitëve dhe palestinezëve. Ky shtet po ashtu ka arritur të mbajë raporte të mira me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, pavarësisht se Uashingtoni ka shprehur shqetësime lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut nga Kajro.Blinken po ashtu do të bisedojë për çështjet rajonale, përfshirë situatën në Libi dhe Sudan gjatë takimit me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, tha DASH.
Udhëtimi i Blinkenit që është planifikuar kohë më parë vjen në kohën e shpërthimit të dhunës. Nëntë palestinezë u vranë të mërkurën në një bastisje izraelite në një kamp refugjatësh në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor.

Të tjera
-
1 Maji, ndalohet qarkullimi i veturave në drejtim të Gërmisë
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që nesër me rastin e Ditës së Punëtorëve ...
-
Ambasada gjermane në Prishtinë: Rezultati i vështirë i zgjedhjeve në Gjermani i detyroi partitë të bëjnë koalicion
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka zhvilluar një takim me pres...
-
Hoxha tregon arsyet pse PDK-ja s’e voton Haxhiun për kryetare të Kuvendit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, tregoi arsy...
-
Avokati i Popullit kërkon nga ZRRE-ja pezullimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë
Institucioni i Avokatit të Popullit ka kërkuar pezullimin e vendimeve për rri...
-
Periskopi: Huqje skandaloze – Afër 1 milion € shkuan dëm, në vend të ilaçit kundër rriqnave AUV bleu ilaç kundër morrave
Afër 1 milion euro dëm i kanë shkaktuar shtetit, Agjencia e Ushqimit dhe Vete...
-
“Noa”, kompania me dy punëtorë që i shiti rrymë vendit gjatë Qeverisë Kurti, vetë fitoi miliona, qytetarëve iu shtrenjtuan tarifat
Një kompani pothuajse enigmatike, pa adresë dhe me vetëm dy punëtorë të regji...
-
Maji sjell Magjinë në ETC
Ofertë e veçantë në ETC, duke sjellë për konsumatorët e saj çmime të jashtë...
-
Azemi me akuza të rënda: Vetura e u.d drejtorit të QKUK-së u sụlmua me ek*splozivë nga kri*minelë të paguar
Asmablisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar ashpër për të dytë...
-
Bllokimi politik, Rohde i shqetësuar: Çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para politikës partiake
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij ...
-
Në tre vitet e para të qeverisjes së Albin Kurtit: Mbi 136 mijë kosovarë morën viza për të punuar e jetuar jashtë Kosovës
Instituti GAP ka publikuar sot një raport të detajuar mbi emigrimin dhe fuqin...
-
Një veturë rrokulliset në urën e hekurit në Zveçan, policia jep detaje
Një veturë është rrokullisur dje në Zveçan. Sipas policisë, më datën 29.04.20...
-
KQZ ndan mbi 3.6 milionë euro për subjektet politike për vitin 2025, para merr edhe Lista serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka ...