Lajme

Blinken: Kryeministri Rama partner i jashtëzakonshëm i SHBA

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 15 February 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në deklaratën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë si mjaft të çmuar marrëdhënien me Shqipërinë.

Blinken vlerësoi Kryeministrin Rama si një partner të jashtëzakonshëm të SHBA.

“I dashur Edi! Ju falënderoj shumë për mikpritjen, substancën dhe bisedën tonë të drejt për drejt dhe të sinqertë. Kemi dy shprehje ne në SHBA, e para është që ka të bëjë me faktin se, nëse dikush s’ka mundësi të përjetojë kënaqësinë e asaj që quhet një mikpritje, ne kemi gjithashtu mundësi ta ftojmë sërish”, tha Blinken.

-Advertisement-

“Dhe kur dielli shkëlqen, por jo kur bie shi në fakt, është në fakt një mik i rëndësishëm, së bashku edhe kur është e vështirë situata, edhe kur jemi duke u përballur sfida dhe kjo është diçka, të cilën në fakt s’jua shpreh dot sa duhet, se sa shumë e vlerësojmë dhe çmojmë, kjo është tribut për këtë vend, për miqësinë që ne kemi dhe gjithashtu për Kryeministrin, i cili është një partner i jashtëzakonshëm i SHBA”, tha ai.

“Jam këtu në vizitën time të parë si Sekretar i Shtetit në Shqipëri, sepse ky partneritet mes dy vendeve tona është më i fortë se çka qenë ndonjëherë dhe marrëdhënia me Shqipërinë për ne është në fakt kritike për të adresuar disa çështje që janë vendimtare për vendet tona, dhe kjo është një rrugë me dy kalime dhe jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin, në mënyrë që të përfitojnë populli shqiptar dhe ai i SHBA, pra në mënyrë që të përfitojnë të dy popujt tanë”, theksoi Sekretari Blinken.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera