Lajme

Blinken kaloi në Ukrainë pas takimit me Kuleba-n

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 06 March 2022

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken kaloi për një kohë të shkurtër në Ukrainë pas takimit me ministrin e Jashtëm të vendit, Dmytro Kuleba.

Dyshja u takuan në kufirin me Poloninë për të diskutuar përpjekjet perëndimore për të mbështetur Ukrainën pasi Rusia sulmoi vendin më 24 shkurt.

Kuleba, gjatë takimit i ka kërkuar Blinken-it të ndërmarrë një raund të ri masash sanksionuese ndaj Rusisë, me qëllim ndalimin e shpejtë të luftës që po zhvillohet mes dy vendeve.

-Advertisement-

Sipas një deklarate të vetë Kuleba-s, ai pati një takim të frytshëm me Blinken-in, ku ka marrë garanci se masat e reja, pritet të vendosen që prej javës së ardhshme.

Sot është dita e 11 e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Mbi 1.5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën. Ndërkohë Ukraina vijon të rezistojë pavarësisht sulmeve ruse.

Kombet e Bashkuara raportojnë se janë vrarë 351 civilë dhe 7 mijë e 70 të lënduar në Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera