Lajme

Blinken informoi ministrin e Jashtëm të Ukrainës për vizitën në Kinë

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 20 June 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken informoi ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba për takimet e tij në Pekin dhe bisedimet me zyrtarët kinezë rreth pushtimit rus të Ukrainës, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matt Miller.

Diplomatët e lartë amerikanë dhe ukrainas u takuan në Londër përpara Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës, e cila nis zyrtarisht të mërkurën, shkruan CNN.

Në një konferencë për shtyp të hënën në kryeqytetin kinez, Blinken tha se qeveria kineze kishte dhënë garanci se nuk do të ofronte mbështetje për Rusinë. Megjithatë, ai vuri në dukje se SHBA ka shqetësime se kompanitë kineze mund të ofrojnë një ndihmë të tillë për Moskën.

-Advertisement-

Në takimin e tij me Kuleba, Blinken “theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm të ngushtë./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera