Fun & Video

Bleu një paketë cigare, por fotoja e stampuar mbi të e shokoi përjetë

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 13 June 2017

Nje rastesi fatkeqe…! Gruaja Jodi Charles, 42-vjeçare nga Essex mbeti e tronditur kur pa foton e babait të saj të vdekur mbi paketat e cigareve të markës “Amber Leaf”.

Gruaja shprehet se është 110% e sigurt se ai është i ati, një shofer ambulance i cili ndërroi jetë në vitin 2015, në moshën 66-vjeçare nga dobësimi i kockave dhe disa sëmundjeve të tjera të rënda.

Nëna e dy fëmijëve deklaron se atij me siguri nuk do t’i kishte pëlqyer që fotoja e tij të përdorej për reklamë si “trembjeje” ndaj duhanpirësve edhe pse vetë ishte i tillë.

-Advertisement-

Jodi mjaft e prekur nga kjo ngjarje e rëndë tregon se vetëm një njeri i pashpirt do e kishte fotografuar të atin kur kishte qenë në atë gjendje në spital.

42-vjeçarja e ka çuar çështjen më tej. Komisioni i BE-së pretendon se fotoja është e dikujt tjetër, por ajo thotë se është ende në pritje të dëshmive rreth këtij shoku që përjetoi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera