Lajme

Blerta Deliu tregon për sms’in që ia dërgoi partia para votimit të mocionit

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 09 May 2017

Partia Demokratike e Kosovës u ka dërguar mesazhe telefonike deputetëve të saj, përmes të cilëve u kërkon që të qëndrojnë në Prishtinë në orët e mbrëmjes së sotme. Por,deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk janë njoftuar për ndonjë takim për sot, kurse nesër në mëngjes sipas saj, sigurisht se do të ketë një takim brenda PDK-së.

“Nuk na kanë informuar për ndonjë takim të mundshëm. Sigurisht se do të ketë diskutime për shkak të zhvillimeve të fundit, por për sot nuk është paraparë ndonjë takim, ndërsa nesër po”, ka thënë deputetja Deliu-Kodra për lajmi.net

Ajo ka thënë se mesazhet që u janë dërguar deputetëve për të qëndruar sonte në Kosovë janë më tepër shenjë e kujdesit të partisë për përgjegjësitë që i ka.

-Advertisement-

“Kjo kërkesë për të qëndruar në Kosovë, mendoj se është më tepër kujdes për shkak të përgjegjësisë që e kemi nesër, pra për të qenë në Kuvend. Ndërsa nuk besoj se do të ketë ndonjë takim sot, pasi nuk jemi paralajmëruar për diçka të tillë”, ka shtuar Deliu-Kodra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera