Lajme

Blerta Deliu komplimenton ministrin e qeverisë Kurti pas propozimit të një projektligji nga PDK-ja

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 29 July 2022

Aktualisht në Kuvendin e Kosovës, deputetët po diskutojnë për projekt propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës, projektligj ky për rregullimin e çmimit të barërave në vend.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, duke diskutuar pse ky propozim i kësaj partie është i domosdoshëm të kalohet në kuvend, falënderoj ministrin e Shëndetësisë të qeverisë Kurti për korrektësinë e treguar sipas saj në njohjen e nevojës për një rregullim të tillë, shkruan Gazeta Infokus.

Mirëpo ajo akuzoj dhe shprehu keqardhje për deputetët e tjerë duke përfshirë edhe ata të opozitës për mos përkrahjen dhe diskutimin për një projekt ligj që do të rregullonte çmimet e barërave dhe të lehtësonte jetën e qytetarëve.

-Advertisement-

“Po du në radhë të parë ta falënderoj ministrin Latifi për korrektësinë që e tregoj sot, duke qenë i vetëdijshëm si ministër për nevojën që ka sot Kosova për të rregulluar njërën nga çështjet më të ndjeshme që është rregullimi i çmimeve të barnave në Republikën e Kosovës. Unë dëgjova me shumë vëmendje deklaratat e kolegëve të opozitës, dhe sinqerisht kolegë deputetë të opozitës sinqerisht unë sot kam pritur që pas seancës së djeshme ku ky kuvend votoj disa marrëveshje ndërkombëtare ku ky kuvend me mbështetjen e opozitës votoj rregulloren e punës së Kuvendit duke i dhënë mbështetjen projekt ligjeve të cilat kanë interes qytetar dhe duke ndihmuar këtë shumicë për kalimin e projektligjeve unë kam pritur që sot të paktën të kemi një reflektim nga deputetët e kësaj shumice parlamentare e përsëris duke qenë e vetëdijshme për gjendjen e rëndë në të cilën sot janë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Deli – Kodra.

Deputetja e PDK-së shtoi se çmimet e barërave janë ekstremisht të larta si asnjëherë më parë, dhe se po ofrohen në treg barëra të njëjta me çmime të ndryshme.

“Me një inflacion ndër më të lartit ndonjëherë, me çmime të cilat janë ekstremisht të rritura dhe një iniciativë që sot e kemi nga një deputete e PDK-së që me profesion është farmaciste dhe unë kam pritur një mirëkuptim sidomos nga kolegët e saj të profesionit të cilët e kuptojnë se sa e rëndë është mirëqenia qytetare sot. Dhe se si qytetarët e Kosovës sot maltretohen me barna të njëjta e me çmime te ndryshme. Dhe sot po ju flas si një fëmijë i një pediatri që shoh çdo ditë pacientë të cilët vijnë për të marrur shërbime shëndetësore, të cilët nuk kanë mjete të nevojshme, s’kanë para që të blejnë këto barna të cilat janë me çmime ekstreme”, ka thënë ajo.

Derisa deputetë të pozitës kanë akuzuar opozitën se pse deri më tash nuk erdhi një propozim i tillë nga ata dhe pse këtë gjë nuk e kanë rregulluar në kohën sa vetë e kishin pushtetin./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera