Sport

Blerjet më të shtrenjta të merkatos, rekordi është i Atl.Madrid

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 03 September 2019

Pas shumë tratativave, “scoop” mediatike, transferimeve të kryera dhe atyre të munguar, tani është koha e bilanceve për merkaton e verës të mbyllur zyrtarisht. Vendi i parë në listën e blerjeve më të shtrenjta i takon Atletico Madrid. Klubi spanjoll rrëmbeu atë që konsiderohet si një nga talentet e futbollit europian dhe pasardhësi i denjë i Cristiano Ronaldo.

Bëhet fjalët për Joao Felix, ndërsa për portugezin 19 vjeçar, Diego Pablo Simeone detyroi klubin të derdhte në arkën e Benfica 126 milion euro për kartonin e tij. Blerja e dytë më e shtrenjtë në sesionin e verës i takon Barcelonës.

Pas tratativave të gjata, klubi katalunjas u detyrua të paguante 120 milion euro për të marrë Antoine Griezmann nga Atletico Madrid. Kjo shifër ishte parashikuar në klauzolën e kontratës së sulmuesit francez. Treshja e parë plotësohet me një tjetër klub spanjoll. Nuk mund të mungonte Real Madrid, që për transferimin e Eden Hazard nga Chelsea shpenzoi 100 milion euro.

-Advertisement-

“Los Blancos” kryesojnë renditjen e klubeve që investuan më shumë në dritaren e fundit të tregut të transferimeve, pasi përvec futbollisit belg, morën shërbimet e Luka Jovic, pasi morën shërbimet e Luka Jovic, Mendy, Rodrygo dhe Militao në një shifër që kalon 300 milion euro.

Në vendin e katërt qëndron Manchester United. “Djajtë e Kuq” transferuan Harry Maguire nga Leicester për 87 milion euro. Një rekord më vete, pasi kjo është shifra më e lartë e shpenzuar për një mbrojtës në historinë e futbollit.

Në pesëshen e parë të blerjeve më të shtrenjta të merkatos së verës qëndron Mathijs De Ligt. Holandezi 19 vjeçar la Ajax Amsterdam për t’u bashkuar me Juventusin për 75 milion euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera