Lajme

Blerja e teksteve shkollore, vazhdojnë përplasjet mes shtëpisë botuese “Luarasi” dhe zyrtarëve të MASHT-it

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 23 August 2023

Shtëpia botuese “Luarasi” i ka reaguar zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Kelmendi lidhur me çështjen e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore.

Përmes një reagimi, kjo shtëpi botuese thotë se MASHTI po dezinformon opinionin, ku sipas tyre me gënjeshtra tenton të fshehë dështimin e ministres dhe kabinetit të saj për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore.

“Zyrtarët më të lartë të MASHTI-t tanimë kanë dalë krejtësisht jashtë kontrollit. Hallka e fundit në zingjirin e gënjeshtrave të tyre ishte postimi i mbrëmshëm i zëvendësministrit të MASHTI-t, z.Taulant Kelmendi, lidhur me furnizimin me tekste të nxënësve për vitin e ri shkollor. Qëllimi i këtyre gënjeshtrave tanimë është i qartë për secilin”, thuhet në reagimin e tyre.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

JA SESI MASHTI DEZINFORMON (HELMON) OPINIONIN!

Shihni postimin e mbrëmshëm të zëvendësministrit të MASHTI-t lidhur me furnizimin me tekste të nxënësve për vitin e ri shkollor.

1. MASHTI me gënjeshtra tenton të fshehë dështimin e ministres dhe kabinetit të saj për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore. Shihni në foto: çmimi i Fizikës 9 dhe Matematikës 3 tregojnë se këto çmime janë të viteve të kaluara, sepse këto dy tekste as që kanë qenë/ as që janë në tenderin që është duke u negociuar për shtatorin e këtij viti.

2. Këto janë oferta të vitit të kaluar, të cilat tashmë MASHTI, me nënshkrim të ministres Nagavci, i ka pranuar. Pra, të nderuar qytetarë, mirë a keq, këto çmime tashmë janë pranuar dhe paguar nga ministrja Nagavci.

3. Sikur të thoshte MASHTI, kam gabuar që kam paguar libra me çmime kaq të larta, prandaj sivjet nuk do të paguaj më; kjo do të ishte në rregull. Por, jo! Ministrja nuk është duke pranuar vonesën e shkaktuar nga ajo dhe kabineti i saj, prandaj gënjen dhe tenton që fajin ta hedhë te të tjerët.

4. Pastaj, secili çmim e ka propozuesin dhe shpjegimin pse është i tillë. MASHTI duke shpërndarë çmimet pa emër të ofertuesit dhe pa shpjegim të atij çmimi, në të vërtetë shpërndanë me qëllim perfid një gjysmë informatë për qëllim të vetin të çastit. Përveç se është duke e gënjyer vitin e ofertimit.

5. Ideja anarkike, për furnizim të nxënësve me tekste, e pambështetur në asnjë dokument – nuk do të duhej të kaloj, së paku për këtë vit, sepse nuk ka bazë ligjore dhe nuk është e strukturuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera