Sport

Blerim Xhemaili ndahet nga gruaja: Mjaft përfitoi prej famës sime

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 25 November 2017

Futbollisti nga Gostivari por që luan në Zvicër, Blerim Xhemaili është ndarë nga bashkëshortja e tij Erjona Sulejmani.

Lajmi bëhet me dije nga mediat italiane, ndërsa avokati i futbollistit ka thënë se ai nuk dëshiron që ish bashkëshortja e tij të përfitojë nga emri dhe fama e tij.

-Advertisement-

“Avokatja Daniela Misalja, në emër të z. Blerim Xhemaili, informon se zyra e avokatisë ka nisur procedurat për ndarjen juridike nga gruaja e tij, zonja Erjona Sulejmani. Në këtë fazë delikate, zoti Blerim Xhemaili akuzon gruan e tij për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modeling dhe prezantim.

Ai la të drejtën për të mbrojtur integritetin dhe privatësinë e tij.”- thuhet në një deklaratë të lëshuar nga avokatja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera