Lajme

Blerim Vela: Vuçiqi të ndërrojë “dillerin”

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 22 April 2023

Shefi i stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela, ka kritikuar të parin e serbëve, Aleksandar Vuçiq, lidhur me deklaratat e këtij të fundit mbi zgjedhjet e nesërme.

Vuçiq, përveç faktit se etiketoi si gënjeshtarë përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, ai shtoi se nesër do të pushtohet plotësisht veriu.

Një tjetër propagandë kjo, që vrau “veshin” edhe të Velës, me këtë të fundit që ka propozuar ndërrimin e “dillerit” nga ana e presidentit serb.

-Advertisement-

“Vuçiq po dëshmon çdo ditë se ai është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon me qëllimet e tij hegjemoniste dhe retorikën e tij të forte”, ka shkruar ndër tjerash ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera