Lajme

Blerim Vela: Serbia i përshëndet ushtarët e saj që kryen mizori gjatë luftës në Bosnjë, Kroaci e Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 07 October 2023

Shefi i Kabineti të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka thënë sot se Serbia po i përshëndet ushtarët e saj që kryen mizori gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci e Kosovë.

Vela në një postim në X, shkruan se ky është revizionizëm i rrezikshëm historik dhe duhet të sanksionohet.

“E gjithë bota e qytetëruar u tmerrua nga luftërat e Serbisë në Bosnjë, Kroaci e Kosovë që lanë mbi 130,000 të vrarë dhe mbi 4 milionë të zhvendosur. Tani, Serbia i përshëndet ushtarët e saj që kryen këto mizori si ‘luftëra mbrojtëse’. Ky është revizionizëm i rrezikshëm historik dhe duhet të sanksionohet”, shkruan ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera