Rozë

Bleona Qereti rikthen sërish një nga dukjet e famshme me fustan rrjetë

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 14 December 2021

Ajo është rikthyer në Shqipëri pas një periudhe të gjatë dhe tani në një formë krejtësisht tjetër.

Bëhet fjalë për këngëtaren Bleona Qereti, e cila prej vitesh kishte zhvendosur të gjitha aktivitetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në këtë kohë bëri një rikthim në trojet shqiptare për të qenë pjesë e një formati dashurie.

Meqenëse shquhet për linjat trupore dhe për guximin si artiste, ajo edhe këtë herë mori vëmendje me një nga paraqitjet.

-Advertisement-

E njëjta ka kthyer dukjen e famshme për të cilën u komentua tejet shumë vite më parë.

Ajo u shfaq në një fustan rrjetë sikurse në evenimentin e organizuar nga Fondacioni i Elton John, e më pas edhe në ndejën e përvitshme të ‘Vanity Fair Oscars’ që zhvillohet pas ceremonisë së Academy Awards.

Të shumta ishin komplimentet që mori rreth pamjes atraktive e po ashtu edhe të ekzagjeruar.

Bleona përndryshe i është bashkuar emisionit “Love Story 2” si opinioniste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera